Ines Demiri: Në Tel Aviv-Yafo, së bashku me koleget e korit diplomatik
Në Tel Aviv-Yafo, së bashku me koleget e korit diplomatik këtu në Shtetin e Izraelit, në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve “Gruaja e guximshme”, nën organizimin e Klubit të Ambasadorëve të Izraelit.
Së bashku me gratë ambasadore të Republikës së Bullgarisë, Republikës së El Salvadorit, Republikës së Finlandës, Republikës së Kolumbisë, Republikës së Kosta Rikës, Republikës së Lituanisë, Republikës së Maltës, Republikës së Sllovenisë, Mbretërisë së Tajlandës, Republikës së Ekuadorit, Republikës së Guatemalës, Republikës së Qipros dhe Republikës së Uzbekistanit, u nderuam nga organizatorët me certifikata “Gruaja e guximshme”.
Fjalë rasti mbajtën themeluesi dhe kryetari i Klubit të Ambasadorëve të Izraelit, Shkëlqesia e Tij Ambasadori z. Yitzhak Eldan, Shefi i Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Shkëlqesia e Tij Ambasadori z. Gil Haskel, Dekani i Korit Diplomatik, Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Republikës së Zambisë në Shtetin e Izraelit, z. Martin Mwanambale, dhe Nënkryetarja e bashkisë së Jerusalemit, znj. Fleur Hassan-Nahoum.
Çmime janë ndarë edhe për gra të shquara izraelite.
“Gruaja e guximshme”, eshet hayil në gjuhën hebraike, është një poezi me 22 vargje që gjendet në Fjalët e urta 31 në Biblën Hebraike, e cila përshkruan cilësitë e gruas ideale hebreje. Thuhet se Abrahami e shkroi poezinë për gruan e tij, Sarën.
————————————-
Ines Femiri: In Tel Aviv-Yafo, with colleagues from the diplomatic corps
In Tel Aviv-Yafo, with colleagues from the diplomatic corps here in the State of Israel, at the annual “Woman of Valor” award ceremony, organized by the Ambassadors’ Club of Israel.
Together with the women ambassadors of the Republic of Bulgaria, the Republic of El Salvador, the Republic of Finland, the Republic of Colombia, the Republic of Costa Rica, the Republic of Lithuania, the Republic of Malta, the Republic of Slovenia, the Kingdom of Thailand, the Republic of Ecuador, the Republic of In Guatemala, the Republic of Cyprus and the Republic of Uzbekistan, we were honored by the organizers with “Woman of Valor” certificates.
Remarks were given by the founder and the president of the Ambassadors’ Club of Israel, His Excellency Ambassador Mr. Yitzhak Eldan, Chief of State Portocol at the Israeli Ministry of Foreign Affairs, His Excellency Ambassador Mr. Gil Haskel, Dean of the Diplomatic Corps, His Excellency the Ambassador of the Republic of Zambia to the State of Israel, Mr. Martin Mwanambale, and the Deputy Mayor of Jerusalem, Mrs. Fleur Hassan-Nahoum.
Awards have also been given to prominent Israeli women.
“The ‘Woman of Valor,’ eshet hayil in Hebrew, is a 22-verse poem found in Proverbs 31, which describes the qualities of the ideal Jewish woman. It is said that Abraham wrote the poem for his wife, Sarah.
Please follow and like us: