Albspirit

Media/News/Publishing

Macron i telefonon Putinit: Jepi fund agresionit në Ukrainë!

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin që ka zgjatur mbi 2 orë, ku në fokus ishte ndalja e sulmit të armatosur mbi Ukrainën. Macron i ka kërkuar Putin që të ndalë menjëherë agresionin e tij ndaj Ukrainës dhe të përmbushë përgjegjësitë e Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ndërsa Putin vijon të këmbëngul që është i hapur për dialog, pro është Ukraina ajo që nuk do negociata serioze për paqen.

 “Ukraina nuk është gati për negociata serioze për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë. Bashkimi Evropian injoron krimet e luftës të forcave të Kievit”, tha Putin.

Gjithashtu Putin ka kërkuar që  Perëndimi të mos furnizojë me armë Ukrainën.

“Perëndimi mund të kontribuojë për t’i dhënë fund kësaj mizorie duke ushtruar ndikimin e duhur mbi autoritetet e Kievit dhe duke ndaluar furnizimin me armë në Ukrainë”,  tha Putin.

Kjo ishte biseda e parë që Macron dhe Putin ka në kryer së bashku pas rikonfirmimit të presidentit francez në detyrë në zgjedhjet e 24 prillit. /La Repubblica

Please follow and like us: