Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: NË ZEMËR TË BOTËS QËNDRON NJĒ GRUA

 

Është syri që asnjëherë nuk ka fjetur,

mëmësia me aromë qumështi e pylli, bën dritë.

Midis luftës, epidemisē, midis dëshpërimit,

vjen gjithnjë një grua që të habit, të mahnit.

 

I ka fituar në betejë sfidat me durimin,

kjo grua qëndron në zemër të botës.

Ashtu si vendosja e një molekule të vetme,

bën ndryshimin mes triumfit e katastrofës.

 

Sepse vetë këtë tokë e ka sjellë dielli,

rrymat, erërat dhe mëngjezet nisin nga lindja.

Ju shkel syrin një grua, kur të gjitha rrugët,

janë për të udhëtuar, kurrsesi vendmbërritja.

 

Drejtpeshimin nuk e mban dot Ajnshtajni,

as antikiteti me njëqind a njëmijë buaj.

Në zemër të botës qëndron një grua…

Please follow and like us: