Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Zelensky, thirrje në Kuvendin shqiptar: Shqipëria të kufizojë ardhjen e turistëve rus, të mbyllë portet për anijet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur nëpërmjet platformës Zoom në seancën plenare të posaçme, i ka kërkuar Shqipërisë që të kufizojë ardhjen e turistëve rus në vendin tonë, dhe të mbyllë portet për anijet ruse. Zelensky ka falenderuar Shqipërinë, qeverinë shqiptare që është pozicionuar krah Ukrainës në luftën e Rusisë.

“BE po këmbëngul për embargon e naftës dhe gazit rus. Bankat ruse duhen hequr nga sistemi financiar bankar. Ju duhet t’ia hiqni këtë mundësi Rusisë, ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, të mbyllni portet për anijet ruse”, tha Zelensky.

Zelensky vijoi më tej duke thënë se veprimi i Shqipërisë për ta mbështetur në këto kohë të errëta që po kalon, i ka kujtuar Shën Terezën, mirësitë e së cilës do të kujtohen brez pas brezi.

“Jam mirënjohës që nuk hezitoni të mbështesni askënd, as të mendoni se kë do mbështesni. Faleminderit për mbështetjen tuaj ndaj popullit ukrainas, që na bën të kujtojmë Shën Terezën Shqiptare. Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e mira të përdishme të afrojnë me shenjtërinë që njerëzit do kujtojnë brez pas brezi”, shtoi Zelensky

Presidenti ukrainas ka deklaruar në Kuvendin shqiptar se Rusia nuk po kursen më askënd, ndërsa ka bërë një panoramim të të gjithë situatës në Ukrainë.

“Njerëz me duar të ldhura, me krahë, me këmbë të gjymtuar. Pushtuesi nuk lejon as varrosjen e trupave. Duke u tërhequr nga tokat tona, Rusia la shumë të vdekur në rrugë. Ushtria ruse nuk po përpiqet të mbrojë as objektet e kishave nga granatimet e saj”, tha Presidenti ukrainas.

Zelensky paralajmëron Shqipërinë: Bankat ruse të përjashtohen nga sistemi bankar, nesër mund t’iu godasin financiarisht

Please follow and like us: