Zelensky paralajmëron Shqipërinë: Bankat ruse të përjashtohen nga sistemi bankar, nesër mund t’iu godasin financiarisht
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalën e tij në Kuvendin shqiptar është ndalur te sanksionet e BE ndaj Rusisë.
Ai tha se paketa e 6 e sanksioneve ndaj Rusisë, duket se nuk përfshin embargon e naftës.
Po ashtu, presidenti ukrainas theksoi se bankat ruse duhet të përjashtohen plotësisht nga sisemi bankar sado e vështirë të jetë, ndërsa paralajmëroi se edhe vendi ynë mund të goditet financiarisht nga Rusia nëse nuk e ndërmerr një hap të tillë.
“Paketa e 6 e sanksioneve po diskutohet, por duket se nuk përfshinë embargon e naftës. Bankat ruse duhet të përjashtohen plotësisht nga sistemi bankar, sado e vështirë të jetë. Nëse nuk bëhet sot, nesër Rusia do ta përdorë për të goditur financiarisht vendet tuaja në të ardhmen”, tha Zelensky.