Albspirit

Media/News/Publishing

Kërcënoi gazetarin, dorëhiqet Sekretari i përgjithshëm i CSU-së në Gjermani

Sekretari i Përgjithshëm i CSU, Stephan Mayer jep dorëheqjen. Bunte shkruan se dorëheqja erdhi pasi më parë u raportua se Mayer kishte kërcënuar një gazetar të “BUNTE” me “asgjësim” për shkak të një denoncimi për djalin e tij. Në fund të prillit, BUNTE raportoi se Mayer në kundërshtim me deklaratat publike se ishte beqar dhe pa fëmijë, ka një djalë tetë vjeçar, për të cilin kohët e fundit nuk paguan as për nevojat e tij. Në vend të kësaj, babai i Mayer pagoi mirëmbajtjen. Mayer kërcënoi masivisht reporterin e BUNTE Manfred Otzelberger një ditë përpara se të publikohej raporti. Sekretari i CSU tha fjalë për fjalë në telefon: Do të të shkatërroj, do të të gjej, do të të ndjek deri në fund të jetës, po kërkoj 200 mijë euro dëmshpërblim për dhimbje dhe vuajtje, të cilat duhet t’i transferosh sot tek unë. Unë do të padisë dhe shkatërroj Burda Verlag. Otzelberger i kishte dhënë më parë mundësinë Mayer për të komentuar raportin, të cilin ai nuk e shfrytëzoi.  Disa dëshmitarë ishin të pranishëm kur Mayer derdhi mbi gazetarin një ortek kërcënimesh dhe akuzash.

Please follow and like us: