Albspirit

Media/News/Publishing

FBI, ndiq paranë për abuzuesit me politikën/Ankesa e Memush Loloçit në organet e reja të vetingut, që nuk mori asnjëherë përgjigje

 

Quhem Memush Idriz Loloçi, lindur në Gjirokastër, emigrant në Athinë dhe parashtroj ankesën time si më poshtë vijon:

Më 7 korrik 1990 kam marrë të drejtën e banimit në qytetin e Sarandës. Në vitin 1993, si ish ushtarak kam dalë në rezervë për shkak të reformës në Forcat e Armatosura dhe në periudhën 1993-2012 kam jetuar në një barankë, vendosur me lejen e autoriteteve vendore, ku paguaja edhe detyrimet e energjisë elektrike dhe taksat e tjera.

Në vitin 1998 kam përgatitur një projekt për shtëpi banimi, në vendin ku ishte vendosur baraka dhe në 21 mars 2005 kam aplikuar për legalizim duke paguar edhe faturën përkatëse.

Në vitin 2012 në territorin ku gjendej baraka dhe ku unë kasha filluar punimet për ndërtim, ka hyrë forcërisht Kostandin Lapa dhe e ka marrë këtë territor. Gjithashtu ka djegur barankën me gjithë plaçkat. Për këtë përvetësim kam vënë në dijeni kryetarin e bashkisë Stefan Çipa, kam denoncuar në organet policore të qytetit, por edhe në Policinë e Shtetit, megjithatë Policia Ndërtimore e kanë lënë të punojë për 1 muaj e gjysmë dhe më pas kanë nxjerrë urdhër pezullimi.

Aktualisht ky territor me sipërfaqe 390 m2, ku unë jetova 19 vjet, është kthyer në parkim në zotërim të Kostandin Lapës, ndërsa unë vijoj të jem i pastrehë.

I gjendur në këto kushte dhe në një grabitje në mes të ditës nga ky qytetar që kishte edhe përkrahje policore e shtetërore, i jam drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama dhe më ka ardhur një përgjigje pa zgjidhje nga nënprefekti i Vlorës.

Ka shumë banorë të Sarandës që e dinë se unë kam jetuar në barakën e sipërpërmendur dhe po ju vë në dispozicion dy deklarata noteriale që provojnë këtë gjë.

Kërkoj që të verifikohet kjo letër dhe që mua të më kthehet e drejta ime, për truallin në fjalë, meqënëse jam ende i pastrehë.

Memush Loloçi, Menandru 11, Ajomarinailjopuli, Athinë.

 

Post Scriptum: Kjo ankesë i është drejtuar Aida Hajnos së BKH-së, kreut të SPAK Arben Kraja, kryeministrit me tre mandate Edi Rama, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe personi që e ka zaptuar ka marrë një leje abuzive nga bashkia e Sarandës për të ndërtuar në këtë territor.

 

 

 

Please follow and like us: