Albspirit

Media/News/Publishing

Fitnete Gruda: Nëse një ditë do të riktheheni në detyrë…

 

Letër e hapur, ish-drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta Imeraj

 

 

Teksa ju dëgjoja në intervistën tuaj, pas vendimmarries së KPA-së, ndaj jush, si qytetare – në veçanti si femër e palëkundur në parimet e saj, vendosa t’ju drejtohem kështu. Qëllimi i këtij komunikimi nuk është kundështues apo qejfbërës. Aspak! Po ju drejtohem ju e nëpërmjet jush, të gjithë atyre që kanë përgjegjësi për “Reformën në drejtësi”, pasi në morrinë e problematikave – pengesave në gjetjen e së drejtës, të ngritura nga ju para gazetarëve, unë gjeta veten me stërmundimin tim tre vjeçar-deri më tani, në kërkim të nxjerrjes të së vërtetës, e gjetjes të së drejtës, nisur nga prokuroria që ju drejtonit atëhere. Në atë moment u pikëllova në mendimet: “…Kur nuk ka mundur të gjejë të drejtën një drejtuese e organit të akuzës, e lëre pastaj një qytetar i thjeshtë si unë, etj”! Mendoj që, këtë keqardhje dhe habi do ta shprehnin jo pak veta që janë stërmunduar në kërkim të së vërtetës, – të gjetur apo jo, kjo e vërtetë.

Përpos, t’ju them se tashmë ndoshta do t’i kuptoni vuajtjet e atyre qytetarëve nga padrejtësia që kanë nisur nga institucioni që ju keni drejtuar (nga vartësit tuaj) e nesër kur të riktheheni (meqë kishit besim në gjetjen e së drejtës), të vendosni një monitorim “të thellë” të punës në prokurori që besimi i publikut – në veçanti i qytetarëve të thjeshtë, tek organi i akuzës të rritet. Ndërsa ju pohonit, se dikush e do largimin tuaj – si prokurore, po ju them se edhe unë pretendova, në institucionin që ju drejtonit, se dikush e deshi largimin tim nga sistemi arsimor, madje dhe më keq se kaq–diskretitimin tim në shenjë hakmarrje mbi “fjalën e lirë”, por askush nuk më dëgjonte. Solla prova e fakte, por ato veç u mbushën me pluhur të hedhura diku. Ndërsa për vartësit tuaj, situatat e stisura, procesverbalet e mbushura nga drejtuesit e shkollës. për të justifikuar largimin tim nga puna, në ngjashmëri me “fletërrufetë”, “fotot pa kokë, bardh e zi“, “deshmitarë të rremë nën presion, që nuk faktojnë asgjë” – si në kohën e monizmit, peshonin më fortë se provat dhe faktet e mia. Ose më qartë ata (vartësit tuaj) “i rëndonin peshores” që ajo të anonte nga ata donin, apo dikujt i interesonte. E kur “ndizet” shkëndija në prokurori, më pas në gjykata varet nga gjyqtari – përgjegjshmëria e tij. Ashtu siç ju me të drejtë pretenduat se në një proces të dyja palët duhet të jenë të dëgjueshme, atë pretendova edhe unëtek vartësit tuaj, por më kot! Ata nuk bënin punën në funksion të hetimeve, por hetime krejtësisht të njëanshme, përpilonin akte fiktive, vendime në fshehtësi, sjellje të etikës joprofesionale – deri në poshtërime e presione, e të tjera që do t’i gjeni më poshtë. Një herë jam provokuar e poshtëruar, në prani të katër personave ku ende nuk dihet kush ishin ata persona, përveç OPGJ-së. Fatkqësia ime ishte, se edhe ish mbrojtësi im, luajti rolin e ndihmës prokurorit, jo mbrojtësit dinjitoz dhe të paguar. Vazhdova të pretendoj, në ILD, KPK, KPA, Komisioneri Publik, e deri tek ONM-që jep sugjerime për reformën në drejtësi, për vartësit tuaj (Prokuroren, OPGJ – të), ndonjë gjyqtarë dhe ish–avokatin, tek DHKA, Ministri i Drejtësisë, por askush nuk e mori përsipër të verifikojë realisht këto pretendime, qoftë edhe jo për mua, por për sistemin e drejtësisë – transparencën e shumëpretenduar. Edhe kur unë iu drejtova vetë prokurores së çështjes, për sqarim të ekzistencën të disa akteve fiktive, që i konstatova në gjykatë, përgjigja më erdhi me firmën tuaj, pro prokurores dhe OPGJ-ve, ndoshta siç ndodh në institucione, titullarëve u çohen përgjigjet e gatshme për firmosje. Mos ndoshta procesi i Ventingutt, çoi në atë që prokurorë e gjyqtarë për t’u mbushur mendjen vlerësuesve, vezhguesve të huaj, fokusohen tek matësit sasior në punën e tyre, duke nxituar të rrisin numrin e vendimeve për çuarjen e çështjeve për gjykim (prokurorët) dhe vendime fajësie (gjyqtarët) –  pa iu dhënë shumë rëndësi matësve cilësore, dmth hetimeve të drejta, jo të njëanshme, jo sipërfaqësore – prokurorët dhe vendime pa u thelluar mbi vendimet e prokurorëve – gjyqtarët!  Mos vallë (!) kjo valë ka marrë para këdo, veç ata që duhet – Jo! Ky mendim më vjen, pasi në intervista në media, dëgjon disa “prokurorë” apo “gjyqtarë” të masin arritjet e tyre, bazuar në përqindjen e madhe të çështjeve çuar per gjykim apo që nuk kanë marrë pafajësi, pa u futur në analizën “A kanë qenë të drejta këto vendime (!?) dhe cila kategori e popullatës kanë marrë, më shumë, të tilla vendime”. Edhe juve përdorët këtë mënyrë arsyetimi për arritje. Ju personalisht, mund t’i keni reale, por nëse kjo logjikë përdoret nga të gjithë, atëhere i jepni mundësi edhe KPK-së dhe KPA-së të përdorin matës sasiorë (numrin apo % e prokurorëve dhe gjyqtarëve të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, si arritje për Vetingun dhe kjo nuk do t’i vijë mirë asaj kategorie që pretendojnë për vlerësim jo real në veting. Referuar shembullit që dhatë ju për mësuesen e nderuar tropojane, e dënuar padrejtësisht në monizëm dhe krahasimin e bërë në raport me gjetjen e së drejtës në kohën e sotme, unë përforcova mendimin tim të shprehur publikisht tërë këto vite, mbi egërsinë e këtij pushteti ndaj “mendimit kritik” dhe atyre që nuk u binden në urdhërat që u jepen. Ky trajtim shumë më i ashpër edhe se ai i kohës së monizmit, që pushtetatët e sotëm e përdorin kur duan të tregojnë se sot është ndryshe nga ajo kohë. Mësuesja në fjalë, paska patur akuzën “agjitacion dhe propogandë” të cilësuar, ndërsa ky pushtet i sotëm nëse ngren problematika e ofron zgjidhje, të akuzon në vetvete me këtë motivation – “agjitacion dhe propogandë”, por presioni i kohës – “të qenit në Europe” i shtyn të mos dalin me këtë akuzë, por me një “të moderuar”, ”gjej një njëri të dobët, përdore të akuzojë dhe pushteti del i larë”. Këtë e tregon kur vetë denoncuesi ndaj meje thotë “…më mësoi drejtori i shkollës të shkojë të denoncojë”. Pra me teknikën: “diskretito dhe lërja në dorë topin prokurorisë, gjykatave, duke iu shkelur syrin me nënkuptimin se vettingu… apo atyre punonjëse që janë mësuar me makinacione të tjera, jo ligjin. Duke shpresuar dhe mos dashur të marrë nuancën e hedhjes baltë mbi “Vettingun”, por me parimin se e vërteta duhet thënë, më lejoni tëbëj një praralelizëm: Juve si prokurore, ju kanë futur “ankimues anonim”, ndërsa ankimimin tim për prokuroren e institucionit Tuaj, apo dhe ndonjë gjyqtare, organet e Veting-ut e trajtuan ashtu, sikur një person që fshin shtëpinë e dikujt me fshesë, por sytë i ka lartë, sepse nuk i intereson pastërtia e shtëpisë së tjetrit”. Po, kjo është e verteta! Edhe pse shembulli që përdora është banal, në raport me vlerën që ka reforma në drejtësi, por kur kjo reformë banalizohet nga vetë institucionet, përse unë e shpërfillura prej tyre të jem e kujdesshme! A nuk është shpërfillje (?!) kur t’i drejtohesh në organet e larta të sipërcituara duke nënvizuar ndër të tjera se: “ …ish mbrojtësi im ka ndërvepruar me prokuroren e çështjes, OPGJ–të (ku përgjegjësia ështëe prokurores)  apo ndonjë gjyqtare në dëmin tim, ka folurnë emër tëprokurores, gjykatës; ka bashkëpunuar me prokuroren dhe vartësit e saj, në fshehje aktesh dhe provash- qënuk përbëjnë asnjë provë duke më mohuar një mbrojtje efektive, në marrje vendimesh në fshehtësi duke më mohuar të drejtën e informimit dhe të një ankimimi, firmosje deklarimesh nën presion e kërcënim e deri në shkelje të të drejtave të mija më elementare. Ndërkohë, nga ana tjetër më fliste që kemi të bëjme me një denoncim pa prova e fakte dhe çështja ime ishte një skandal, qëduhej çuar në Strasburg!!” Sipas meje, këto janë të rënda si për prokuror dhe gjyqtarë, pasi përveç përgjegjësisë institucionale kanë dhe përgjegjësi morale. Organet e Veting, etj le tëmerreshin me makinacionet dhe sjelljet joetike të prokurores dhe gjyqtarë, përgjegjësia e avokatit dilte prej këtij trajtimi.Mos serioziteti dhe bashkëpunimi jo institucional i këtij avokati me prokurorë e gjyqtarë duket edhe kur ky avokatkërcenon dhe sms, me binomin “prokurori – gjykatë”, kur unë them të vërtetat. I bindur që një çeshtje e ngritur apo e mbrojtur prej tij do tëndjek rrugënqë ai do, në emër të ndërveprimit me prokurorë e gjyqtarë të veçantë, se s’ka si të jetë ndryshe. A nuk tregon kjo që në Prokurorinë e Tiranës ka prokurorë që nuk bazohen në prova e fakte por në linja te tjera?!!Unë mendoj që po! Shpesh dëgjohet që zyrtarë të lartë apo njërëz të thjeshtë teksa thonë: “Flet apo foli ky/ ajo, pasi nuk morri një vendim pro tij /saj”.. Më duhet ta citoj se, unë ankimova “arsyetimin e një vendim, ku ky vendimi ishte pro meje”, në mënyrë që arsëyetimi i vendimit të nxirrte më në pak me argumenta cënimin padrejtësisht të dinjitetit tim. Pra me qëllim vënien në vend të dinjitetit tim tërësisht sepse për mua dinjiteti është shumë i rëndësishëm…

Unë nuk jam gazetare, por me profesion mësuese matematike, me dhunti në shprehjen e gjërave me syrin kritik në shtypin e shkruar, me cilësi për t’i parë gjërat atje ku tê tjerët nuk arrijnë të shohin dhe me guximin për t’i thënë gjërat kur tê tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Për këtë jam parë dhe shihem si “armik i popullit dhe i partisë” dhe ndaj armikut tërë bota kundra. Këtë ma faktoi edhe ish mbrojtësi im, kur justifikohej, “ke tërë shtetin kundra”. Por edhe kuptohet se ka mbi tetë vite që përndiqem, nuk jam lënë e qetë të punojë nga disa drejtues me sjellje banditeske si hakmarrje ndaj shprehjes së lirë të mendimit në shtyp. Me vite kam vënënë dijeni tërë pushtetin aktual – deri tek ish minstrja që sot është “Kryeparlamentare” e tek kryeminisrtri vendit, por më kot (!), hakmarrja vazhdoi deri në fund, siç sipërcitova.

Trinomi, “politik – arsim – krim” gatoi për mua, ndërsa binomi, ”polici – prokurori” i shërbeu këtij “trinomi”, e më pas dhe ndonjë gjyqtare. Mjafton të më vëzhgoni një ditë, në përditshmërinë time do të kuptoni përndjekjen, presionet e provokimet mbi mua dhe familjarët. Po kjo është një turp, të mos themi skandal! Se e sa si unë mund të ketë. Nuk vihet shteti në ndjekje të banditëvë, kriminelëve, hajdutëve që i ka edhe nëpër institucionet shtetërore, por merren me ato që kanë etiketuar si “armiq të pushtetit”. Po ku të denoncosh tek ata që t’i bëjnë! Sot është më keq se në kohën e Sigurimit të Shtetit. Ju mund t’ju vijë keq për këtë që them, pasi keni drejtuar prokurorinë, por ja pra, ish vartësit tuaj, një-dy kate më lartë apo më poshtë jush – që nuk iu dridhej qerpriku se ju mund të ngjiteshit t’i shihnit apo t’i dëgjonit në ato që bënin, se mund t’i merrnit vesh një ditë hetimet fiktive, sjelljet jo etike, më detyruan të flas kështu. A është justifikim: “nuk t’i treguan fotot se mos i nxirrje në shtyp”. Aspak! Edhe nëse i nxirrja, unë do të mbaja përgjegjësi. Por, fshehja ishte sa të merrnin vendimin që deshën e pastaj le të flas unë, u morr ai vendim. Sot, këta së bashku me ndonjë gjyqtar që unë kam përmendur në ankimime janë në punë, kanë kaluar dhe ‘’Vetingun“, ndërsa ju, jo. Ashtu si mësuesja tropojane dikur, edhe unë isha e vetme kunder gjithë botës, por e palëkundur, sepse ngrija problematikat që shqetësonin arsimin me fakte dhe prova nga ZVA Tiranë dhe shkolla ku unë punoja. Edhe tani po ashtu, duke kërkuar pa pushim një njeri në drejtësi që të më “dëgjojë” me shpresën se ndoshta një ditë do gjendet ky njeri. Ndoshta dhe ju, nëse një ditë do të riktheheni në detyrë, do të shtyheni qoftë nga kurioziteti për këto që thashë, qoftë nga karakteri juaji fortë, apo të qenit nënë, të nxirrni të vërtetat e pretenduara nga unë. Nëse për dinjitetin tim do jetë pak vonë, për dinjitetin e fëmijës tim që i ka përjetuar, parë, kuptuar shumë nga këto që unë them, madje dhe hakmarrjen.

 

 

Please follow and like us: