Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Edi Rama ky version i gjallë i robit të pjerdhur

Ka 99% të bashkive për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e fundit lokale, kryetarët e tyre i ka emëruar vet. Sot u hakërrehet, i quan të mefshtë, të pa aftë etj. Ka 99% të presidencës, pasi vetë e emëroi Ilir Metën. Mafiozin, vandalin, rrugaçin, maskarain, vrasësin, hajdutin. Kini parasysh që nja dy vite më parë i publikoi edhe një video me të ndjerin Dritan Prifti. Madje nga kjo video u bë shkak 21 janari 2011, vrasjet në bulevard. Ku kryeministër ishte Saliu, të cilin Amerika e quajti burrë shteti. Mbrojti institucionet. Pra, pikërisht këtë Ilir Metën, ky Edi Rama e bën president. Dhe nga një qejf mbetje kalamajsh, ky Ilir Meta është sot makthi i tij. Dhe çfarë nuk u thotë shqiptarëve. Kur e emëroi president, këto nuk ekzistonin. Tani që Ilir Meta nuk i shkon pas avazit, është mafioz, vandal, rrugaç, maskara, vrasës, hajdut etj. Kërkon ligj për shpifjen dhe fyerjen, kurse këto që nxjerr nga haleja e vet, nuk janë të tilla. Madje i ka futur sot shqiptarët në një lojë dhomash masonësh ku presidenti do lind mëngjesin që do votohet. I ka kallëpet në xhepë. Megjithëse do ishte e udhës që shqiptarët t’i njihnin kandidatët, të paktën 6 muaj përpara. Dhe të gjëndej një udhë e mesme ku ta votonin ata, pasi deri tashti, presidenti i kuvendeve bajate ka dështuar të jetë unifikues. Ka 199% qeverinë, pushtet vendor e qëndror, ka dhe një numër të konsiderueshëm deputetësh legenë, nga ata që për inat të sime vjehrre po shkoj e pallohem me mullixhiun e katundit. Ka 199% amabasadën e Amerikës, që ulëret e çirret deri tek nipojtë e mbesat e Saliut. Kurse nuk ndihet fare kur këtij palloshit i kapen me presh në duar ministra, kryetarë, deputetë etj. Nuk ndihet fare kur ky hajvani nuk i përjashton non gratat e tij, madje i mbron duke thënë se janë çështje parimore, personale etj. Nuk ndihet as sot kur ky publikisht kërcënon drejtësinë dhe është në shkelje flagrante, publike, të Kushtetutës së vendit. Po ta bëfsha në kokë moj Amerikë. Ka dhjetë vjetë në pushtet dhe sapo dështoi me sukses në raportin e fundit të lirisë së shtypit, ku Shqipëria rrëshqiti në theqafje me 20 vende më poshtë. Borxhi publik sipas Bankës Botërore 102%…, e mori me 64%. Para një viti ishte 84%. Ka dhjetë vjet që kërcënon Europën, Holandën, Francën për refuzimin e hapjes së negociatave etj. Dhe prapë hakërrohet, kërcënon, bërtet etj. Ka pjerdhur o shokë, ka pjerdhur. Po ju nuk doni ta besoni. Jeni kthyer në ca spektatorë sallash komedie qeshni me atë, qeshni edhe me veten tuaj. Ndihmojeni të shkretin thjesht se u bë gazi i botës. Se veten tuaj do ndihmoni.
Please follow and like us: