Albspirit

Media/News/Publishing

Katiola Karoli: Vetëm për ty!

 

I lava sytë me rrezet e Hënës.

Yjeve atë pak drite ja u vodha.

Buzēti i skuqa mē ngjyrën e diellit.

Flokēve parfum lulesh ju hodha.

 

Fustan nuk munda unë të gjej.

Ndaj pelerinë bëra një copë qiell.

Kurorë vendosa disa luledele.

Erdha tek ty për të gjetur prehje.

 

Ti në çast hape krahët, ëngjëlli im.

Unë, e strukur si trumcake në kraharor.

Parajsën e krijuam në krahët e njeri-tjetrit.

Në këtë botë meskine, për ty kam nevojë.

Please follow and like us: