Odise Kote: KUSH MË RUAN ENDE NË KUJTESË?
Nuk e di kush më ruan ende në kujtesë,
Fundi i një historie pjell fillin e një tjetre.
Histori janë udhëtimet, besimet e mia.
Si ndarje e gënjeshtrës së mirë me të keqen?
Çdo ditë bie zjarr a treten në harim brengat,
Digjen. Mureve të nxira – blozë,
shfaqen korniza pikture bosh, me silutetën e Shën Pjetrit.
Çfarë fuqie u fshihka pas kësaj metafore,
Qê kërkon ti japë kuptim absurditetit?
Piktorët s’komunikojnë me zë, po me ngjyrë ambicieje,
Në qytetin tim të vogël botën përjeton si i porsalindur.
Mbi tarracë të katadrales ka hypur mërzia.
Dhe ajo aroma e çuditshme që lëshojnë fëmijët.
Nuk e di kush më ruan ende në kujtesë,
Fundi i një historie pjell fillin e një tjetre.
Histori janë udhëtimet, besimet e mia.
Si ndarje e gënjeshtrës së mirë me të keqen.