Albspirit

Media/News/Publishing

Sulejman Mato: Ksamili

Ksamili më hyri papritur në sy
me katër ishujt e tij plot dritë.
Avullonte deti, pa një dallgë.
Pasqyrë besnike e qiellit.
Unë hyra brenda teje
si brenda një rrjete rrezesh diellore,
aty ku puqen toka dhe qielli,
në një pikë…
Si mund të dal tani prej teje…?
Veç të lë rob zemrën dhe sytë.
Please follow and like us: