Gjergj Kastrioti Skënderbeu në fasadën e Shtëpisë së Artë në Gdansk
“Shtëpia e Artë” (Złota Kamienica) është një nga godinat më të bukura të qytetit Gdanks, në Poloni dhe ka një histori të gjatë dhe interesante. Në fasadën e saj qëndron dhe portreti i Heroit Kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
Sipas mediave polake, ndërtimi i Shtëpisë së Artë nisi në vitin 1609, me urdhër të pronarit të atëhershëm Johann Speimann, më vonë kryetari i Gdansk. Blloku i banesave është projektuar nga Abraham van den Blocke, përfaqësues i shquar i manierizmit holandez bashkë me babain e tij Vilhelm, një nga arkitektët më të respektuar të epokës. Këto punime përfunduan në vitin 1618 dhe shumë shpejt mori funksionin e një muzeu specifik, duke u dhënë mundësi vizitorëve të shohin pikturat e pasura, artizanatit dhe koleksionet ushtarake të mbledhura prej Speimann.
Gjatë shekujve të mëvonshëm u bë një bankë që gjatë periudhës së qytetit të lirë në Gdansk dhe në 1938 u bë selia e Muzeut Krahinor të Prusisë Perëndimore, institucion që merret me koleksione natyrore dhe arkeologjike. U shkatërrua bashkë me pjesën më të madhe të qytetit në mars të 1945 dhe u rindërtua me përpikëri pas luftës., Që nga viti 1952 është selia e Institutit Detar të Universitetit detar Gdynia. Fasada është elementi më përfaqësues i saj, dhe katet që janë zbukuruar me figura që u referohen virtyteve qytetare dhe komandanteve të shquar, si antikë dhe modernë. Por figura e Skënderbeut nuk është një figurë në hapësirën historike të Gdansk, por pse gjendet në fasadë?
Magjepsja evropiane me princin shqiptar
Veprat e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe rezistenca e tij ndaj pushtuesit turk u bë e njohur në të gjithë Europën dhe në shekujt e ardhshëm mbijetoi falë biografisë së Marin Barletit.
Gdansku liridashës e vlerësoi Skënderbeun
Vlerat që i atribuohen Skënderbeut gjetën një tokë pjellore në komunitetin e pavarur të klasës së mesme të Gdansk-ut modern. Nga mediat polake figura e Skënderbeut konsiderohej mjaft e afërt me vlerat e banorëve të Gdansk, dashurinë për lirinë e çmuar.