PANAMAJA INAUGUROI SHTATOREN E NËNË TEREZËS NË 25-VJETORIN E SHKUARJES SË SAJ NË AMSHIM
Simpozium në Nju Jork kushtuar Shën Nënë Terezës-
Në Panama merr pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-
Nga Frank Shkreli
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe në Detroit si dhe Universiteti Xhorxhtown në Washington dhe Universiteti Harvard në Boston, ditët e fundit, kanë organizuar aktivitete në nderim të Shën (Nënë) Terezës — Frank Shkreli: Nënë Tereza në Amerikë | Gazeta Telegraf —Frank Shkreli: Profesor Dr. Gëzim Alpion sjellë Nënë Terezen në federatën gjithë-shqiptare vatra në Nju Jork | Gazeta Telegraf — e deri në Panamanë e largët, ku pardje të ënjtën u inaugurua shtatorja e Shenjtëreshës shqiptare, Shën Nenë Tereza, me një ceremoni ku mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani. Për këtë aktivitet mësova nga faqja zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani, e cila njofton nga Panamaja, një shtet transkontinental që lidhë Amerikës Qendrore me Amerikën Jugore, për inaugurimin e shtatores së murgeshës shqiptare.
“Sot në Panama, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Erika Mouynes dhe Kryepeshkopin e Panamasë, José Domingo Ulloa, zbuluam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza, e punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri”, njofton lajmin Zonja Osmani nga Panamaja. “Me humanizmin e saj”, komenton me këtë rast udhëheqsja e Kosovës në portalin e saj, “Nënë Tereza i shpalosi mbarë njerëzimit vlerat morale të saj, por edhe traditën e mirë të kombit tonë shqiptar, nga e cila ishte frymëzuar për t’u shërbyer nevojtarëve. Ndihemi tepër të lumtur që sot Panamaja po e monumentalizon kujtesën për të. Si bashkëkombës të saj, jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës. Ajo i dha botës shembullin nga i cili do të mësojnë breza të tërë”, mbyll komentin e saj Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Panama City.
Presidentja Osmani gjëndet në Panama për një vizitë zyrtare në atë vend, për të shkuar pastaj edhe në Kosta Rika, gjithashtu për vizitë zyrtare. Kosta Rika ishte ndër vendet më të para që njohu pavarësinë e Kosovës. Në Panama, Zonja Osmani u takua me Presidentin Laurentino Cortizo Cohen si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të atij vendi. (Fotot nga portali i Presidencës së Republikës së Kosovës).
Fotot nga ceremonia e inaugurimit të shtatores së Shën Nenë Terezës – organizuar nga Ministrja e Jashmte e Panamasë, Erika Mouynes dhe nga autoritetet kishtare të vendit — ku Presidentja Osmani falënderoi popullin e Panamasë për respektin që kanë treguar ndaj Shën Nënë Terezës dhe për të gjitha nderimet që mund t’i ofrohen një shënjtëreshe, siç është Nenë Tereza.
Ndërkaq, këtu në Shtetet e Bashkuara, siç kam njoftuar ditët e fundit në disa kronika të mëparshme —Frank Shkreli: Nënë Tereza në Amerikë | Gazeta Telegraf — këtë vit po shënohet 25-vjetori i kalimit në amshim të Nënë Terezës (5 Shtator, 1997) në moshën 87 vjeçare. Duket se janë në plan një mori aktivitetesh, anë e mbanë botës, për të shënuar këtë përvjetor, përfshirë komunitetin shqiptaro-amerikan, duke filluar nga Detroiti, Bostoni dhe Nju Jorku. Disa prej veprimtarive në kujtim të Nenë Terezës, kanë filluar këto ditë këtu në Amerikë. Unë jam munduar t’i pasqyroj sadopak këto aktivitete për lexuesit e interesuar. Aktiviteti më i fundit u organizua me 3 maj, 2022. “Shën Tereza” bashkoi shqiptarët, pa dallim feje a krahine, në Kishën Zoja e Shkodrës – tubim ky i organizuar nga Qendra Nëna Tereze e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës në Nju Jork, në bashkpunim me Federatën Pan-Shqiptare Vatra dhe me Gazetën shqiptaro-amerikane, Illyria, me rastin e 25-vjetorit të ndarjes nga kjo jetë të Shën Nënë Terezës, që shënohet sivjet. Një pjesëmarrje kjo nga organizata të ndryshme të
komunitetit, diçka për të cilën Nenë Tereza do ishte krenare, por që na bën krenar edhe të gjithë ne që morëm pjesë në atë aktivitet – shqiptarë-mërgimtarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe përfaqsues të feve kryesore të shqiptarëve – të gjithë pa dallim, të bashkuar rreth Shën Nënë Terezës shqiptare.
Programi i aktivitetit të organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, nga Federata Pan-Shqiptare Vatra dhe Gazeta shqiptaro-amerikane, Illyria.
*Fotot nga tubimi janë marrë nga gazetari i njohur shqiptaro-amerikan, Beqir Sina
Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës, duke hapur mbledhjen – si gjithmonë i gatëshëm për të venë në dispozicion hapësirat e Zojës së Shkodrës për qëllime fetare dhe kombëtare.
Gjergj Kastrioti -Skenderbeu dominon mjediset e sallës Nënë Tereza, Kisha Zoja e Shkodrës, Hartsadale, Nju Jork
Pamje nga aktiviteti nga e majta në të djathtë: Duke folur, Elmi Berisha, Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, Vehbi Bajrami, botues i Gazetës Shqiptaro-amerikane “Illyria”, Z. Tonin Mirakaj, aktivist i njohur i komunitetit, Mons. Dr. Lush Gjergji i ardhur nga Kosova, Marash Nucullaj, aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan në Detroit dhe Anton Raja, aktivist dhe koordinuesi i këtij tubimi përkujtimor.
Autori me Monsinjor Dr. Lush Gjergji, autor i dyzina librash dhe biograf i njohur, botërisht, i jetës dhe verpimtarisë së Shën Nenë Terezës dhe folësi kryesor në tubimin e ditës së martë kushtuar kësaj shqiptareje të madhe, nderoi komunitetein me pjesëmarrjen e tij – dhe Marash Nucullaj
Me mikun tim të vjetër, Xhim Xhemën, aktivistin veteran legjendar të çeshtjeve kombëtare për pothuaj 50-vjetësh në Washington, Nju Jork dhe anë e mbanë – i cili me praninë e tij në tubimin kushtuar Nenë Terezës në Kishën Katolike Zoja e Shkodrës, nderoi veten dhe komunitetin shqiptaro-aamerikan – ashtu siç e ka zakon gjithmonë — i pa zevëndsueshëm për punë të mira e të mbara, në interes të Kombit!
Pamje nga salla Nënë Tereza
Me botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane, Vehbi Bajramin dhe Marash Nucullaj
Anton Raja, bashkrenduesi i tubimit kushtuar Nënë Terezës
Pamje nga salla e Qendrës Nënë Tereza pran Kishës Zoja e Shkodrës
Aktivisti i njohur i komunitetit, Tonin Mirakaj:Takimi im i parë me Shën Terezen
Dr. Pashko Camaj, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës drejtoi seancën