Përvoja kineze për kultivimin e orizit, ku s’kanë munguar edhe poezitë
Një fotografi e vjetër e vitit 1962 është bërë publike në rrjetet sociale, derisa shihen disa gra në zonën e Zadrimës, duke marr trajnim nga një specialist të ardhur nga Kina për kultivimin e orizit.
Zadrima është fushë në Ultësirën Bregdetare, pjesë e fushës së Nën-Shkodrës, në rrethin e Lezhës. Shtrihet midis Drinit të Lezhës në perëndim dhe malit të Hajmelit dhe atij të Velës në lindje. Është një fushë e sheshtë dhe shumë e ulët, 20-25 metra mbi det.
Kjo zonë ka qenë shumë e famshme pasi shumë vite më parë është mbjellur oriz.
Kjo bimë lidhet ngushtë edhe me dietën mesdhetare, ku vendet përkatëse e përdorin si lëndë kryesore në menytë e tryezave në familje.
Në Shqipëri para viteve 1990, kultivimi i orizit zinte mbi 15000 ha tokë, ku zona tradicionale ishin Shkodra dhe Lezha, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë etj, ku prodhohej 6-9 ton oriz për ha.
Ndërkaq specialit të orizit nga Kina kishin ardhur që të trajnonin shqiptarët në kultivimin e orizit, gjatë viteve 1960. Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale shihet një burrë kinez duke trajnuar disa gra shqiptare. Që prej viteve ’90 në Shqipëri nuk është kultivuar më bima e orizit, ndërsa këtë vit është rikthyer kultivimi i tij.
Që nga Shkoda në Sarandë
Orizoret radhë-radhë
Specialisti Xi kinez
Mëson gratë të hedhin farë
Kjo ishte një nga poezitë, mes shumë të tjerave, që këndohej deri në 1978 se pas këtij viti shpërthyen të tjera si më poshtë:
Mori vesh e kush se mori
Pekini maskën e çorri
Dhe formoi tetë pika
Në guzhinë te Amerika…