Albspirit

Media/News/Publishing

Instruktorja e palestrës, Ismerild Gogo zbulon jetesën në vendin luksoz

Një e vërtetë tronditëse ka pushtuar rrjetin në mbarë botën dhe bën fjalë pikërisht për një të vërtetë të errët që fshihet pas jetesës luksoze dhe udhëtimeve të sponsorizuara të vajzave shqiptare por edhe atyre të huaja që shkojnë në Dubai. Videoja tregon disa pamje me të vërtetë të pakonceptueshme, se si vajzat detyrohen të përmbushin fantazitë seksuale më të çmendura të sheikëve për shuma të mëdha parash. Në videon e përmendur, një sheik detyron një eskortë luksi t’i hajë jashtëqitjen teksa e bën mbi gojën e saj dhe më pas e detyron ta lëpijë. Pamjet e neveritshme janë bërë virale, teksa e gjithë bota është shokuar nga kjo e vërtetë që po qarkullon me shpejtësi në rrjet. Ky trend i ri që duket se aplikohet nga të gjithë sheikët në Dubai quhet “Dubai Port Potty”, që do të thotë të përdorësh gojën e dikujt, në këtë rast të një modeleje apo blogereje si nevojtore.

Pikërisht kjo temë është diskutuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje “Skype” ishe Ismerild Gogo, një instruktore palestre që prej 1 viti jeton në Dubai.

Ajo u shpreh se nuk duhen bërë paragjykime, pasi duhet të jetosh në Dubai që të kuptosh se si jetohet aty.

“Plazh e pishinë është gjithandej dhe nuk do të thotë se po bën jetë luksoze. Çdo ndërtesë ka pishinën dhe palestrën e vet. Nuk është i shtrenjtë, po them për gjëra që janë falas. Unë në ndërtesën time kam pishinën dhe palestrën, që paguaj një qira. Sigurisht që duhet të punosh që të jetosh”, tha Gogo.

Kjo e fundit tregoi se kur ka shkuar në fillim në Dubai, ka jetuar në një apartament që e ndante me 7 persona të tjerë. “Secili kishim dhomën tonë, por ndanim të njëjtën kuzhinë dhe tualet. Por unë nxirrja në Instagram fotot nga jashtë, ku dukeshin ndërtesat, pishinat, e shkruanin në komente “o vajti kjo në Dubai”. Ata nuk dinë prapaskenat dhe të gjitha sakrificat që kam bërë për të pasur një jetesë normale këtu”, u shpreh instruktorja e palestrës.

E pyetur nëse përballohet jeta në Dubai për një muaj ose më shumë pa punuar,  Ismerild u shpreh që “jo”

“Normale që nuk e përballon dot. Nëse vajzat janë influencuese dhe kanë ndjekës të shumtë, Dubai u jep mundësi të shumta. Të ftojnë në klube, restorante dhe pishina falas, vetëm që të bësh postime”, u shpreh ajo.

Ndërsa kur i thanë nëse e kanë ftuar për të qenë shoqëruese, instruktorja e palestrës tha:

“Nuk ka aq shumë sheik sa thuhet. Nuk më ka ardhur ftesë, mund ta besoni ose jo. Di që ndodh dhe që vijnë vajza me atë lloj qëllimi. Unë them të gjithë e dinë që ka, por nuk do të thotë që kushdo vjen këtu dhe bën postime në jaht, bëjnë ashtu gjërash”.

Më pas Ismerild u shpreh se minimumi i jetesës në Dubai është “1700-2000 euro në muaj”.

“Nëse do paguash qiranë, makinën dhe ushqimet, minimumi i jetesës 1700-2000 euro në muaj, për të patur një jetë normale për shpenzimet e tua”, përfundoi ajo./top channel

Please follow and like us: