Lirohet nga burgu Elsa Lila, daja avokat: Nuk ka asnjë akuzë, më vjen turp që kanë vjellur vrer
Këngëtarja shqiptare Elsa Lila është ditën e sotme është liruar nga burgu pasi mbi të nuk rëndon asnjë akuzë.
Ky lajm është bërë me dije nga vetë daja i saj avokati Saimir Visha në një intervistë të dhënë për Syri Tv. Visha tregoi se ka drekuar sot me mbesën e tij dhe ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën”, tha Visha.
Kujtojmë se këngëtarja shqiptare u arrestua më 16 mars në Itali pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Please follow and like us: