Xhoi Jakaj: Adoleshenca dhe prindërimi
A duhet të flasim më adoleshentët për trupin e tyre, zhvillimet hormonale dhe fillesat e ndjenjave? Çfërë roli ka prindi dhe shkolla?
Në kohërat ku jetojmë adoleshentët janë zhytur nê botën e internetit, rrezikohen nga pedofilë, i ka marrë përpara në çdo aspekt jeta dhe zhvillimet e vrullshme që sjell kjo botë në aspekte të ndryshme
Liria e adoleshentëve, si kategoria më pak e mbrojtur dhe më shumë e ekspozuar për shkak të brishtësisë dhe pafajësisë së moshës, rrezikohet aq shumë dhe shpesh jemi të pafuqishëm para asaj që koha ofron për ta!
Pavarësisht faktit se adoleshentët zotërojnë aftësi për përdorimin e teknologjisë moderne, është më mirë të vazhdosh të mësosh adoleshentin sa të mundesh me lojëra në grup dhe t’i mbushësh kohën me sport dhe art sesa ta lejosh të merret me lojëra elektonike.
Prindërit duhet të veprojnë si udhërrëfyes për t’i mësuar më shumë rreth botës, veçanërisht me rrjetet sociale, si mjetin e tyre më të favorizuar dhe më të përdorur si dhe për t’i paraprirë rrezikut që i kanoset aty.
Nëse adoleshenti tregon interes, prindërit duhet ta udhëzojnë në rrjetin social, ku nga ata pritet që t’i kushtojnë vëmendje maksimale për sigurinë e përmbajtjes që fëmija ndjek në internet.
Prandaj, roli i prindërve është i pamohueshëm dhe çelësi i suksesit për ta bërë atë njeri më të mirë për jetën.
Kur prindërve nuk iu pëlqejnë ato gjërat që fëmija bën në rrjetet sociale, është më mirë që menjëherë t’iu propozojnë aktivitete tjera si dhe përmbajtje më të dobishme si psh të pikturojë, të shkruajë vjersha, të shkruajë një letër ku të shpreh problemet që e shqetësojnë, të luajë me vëllain ose motrën më të vogël etj.
Shumë adoleshentë shpenzojnë kohë duke eksploruar materiale me përmbajtje pornografike, pa e kuptuar mire se sa rrezikohen nga elementë të shumëllojshëm që gjenden aty!
Shpesh në shkollë mësuesit ju kërkojnë punime të ndryshme ose projekte që kanë lidhje me internetin, por prindërit duhet të vendosin kontroll mbi parametrat e ndryshëm të sigurisë online dhe të ndihmojnë në nxjerrjen e materialit pa u ekspozuar ai vetë në internet, sepse shpesh aadoleshentët duke u justifikuar me projektet e shkollës krijojnë ura lidhëse me botën online pasi ata nuk janë koshientë për rrezikun që shfaqet virtualisht, edhe nëse ndodh që prindër me koncepte evolutive në kohë dhe bashkëkohorë për t’i lejuar të kenë një faqe të tyre në rrjetet sociale, ajo automatikisht duhet të kontrollohet nga prindërit!
Në çdo moment është koha e duhur që prindërit t’i mësojnë adoleshentëve se nuk duhet të pranojnë lloj-lloj miqësie apo shoku në profilin e tyre online dhe se ekspozimi i fotove të tepërta si dhe atyre intime nuk duhet të jenë në dispozicion të rrjeteve sociale.
Të gjitha këto rregulla duhet të krijohen së bashku me adoleshentin në mënyrë që ai/ajo të fitojë përshtypjen se edhe ata kontribuojnë në krijimin e këtyre rregullave dhe që vet i besojnë ato që prindërit ua sugjerojnë atyre, fëmijët padyshim në këtë rast janë më të predispozuar t’i dëgjojnë prindërit e tyre nëse ata dinë t’i fitojnë besimin.
Prindi duhet të jetë model komunikimi!
Është e rëndësishme që prindërit të tregojnë se edhe ata dinë të respektojnë rregulla të caktuara para fëmijës së tyre në mënyrë të tillë që të tregojnë edhe shembullin pozitiv.
Si model i sjelljes, prindi duhet të demonstrojë tolerancë për gabimet e fëmijës.
Në vend të kritikave të ashpra është më mirë të gjesh zgjidhje të problemit, kështu që sa herë ndodh ndonjë gabim, prindi duhet ta riparojë sa më shpejtë me ndihmën e fëmijës dhe të dy në partneritet të ndërtojnë komunikim dhe dialog të vazhdueshëm e suksesi do të bëhet pjesë e punës së prindërve në rritjen dhe edukimin e paraadoleshentëve.
Prindër të moderuar, por edhe fëmijë të tillë!
Shpesh në kohërat moderne dimë që ka shumë prindër të ashtuquajtur modern që i lejojnë fëmijët e tyre në adoleshencë për shkak të ngarkesave të tyre me jetën intelektuale,ose ngarkesat në biznes,të jenë pjesë e rrjeteve online, kur adoleshentët i lënë të lirë në ambjetet e shtëpisë me orë të tëra, ata kanë tendencë të kyçen në botën e rrjeteve sociale, prandaj prindërit shpeshherë bëhen palë me fëmijët duke i mbështur në një vendim të tillë për të pasur shok ose shoqe online.
Fëmijë të tillë nuk preferojnë shumë takime apo bashkëpunime me moshatarët e tyre,por lidhen shumë me rrjetet online.
Në këtë rast edhe këta prindër të moderuar duhet të jenë shumë të kujdesshëm.
Nëse prindi nuhat postime të fëmijës së tij jashtë parametrave të moshës,e ndaj ai duhet ta paralajmërojë në email apo chat personat me të cilët adoleshenti ka komunikim që të mos vazhdojë nxitja dhe interesimi i palës tjetër ose nëqoftëse ai ka kaluar masën dhe ju jeni të shqetësuar me ndonjë postim të veçantë, atëherë duhet drejtpërdrejtë të bisedoni me fëmijën tuaj në mënyrën më bashkëkohore të mundshme ashtu sikurse ti ke ndërtuar dialogun me të.
Interneti është një e keqe e domosdoshme, që po zëvendëson botën reale
Më poshtë 5 rregulla të domosdoshme që duhet të ndjekin prindërit në bashkërendim më çdo fëmijët në adoleshencë, djalë ose vajzë.
- Asnjëhere mos hezito të flasësh me adoleshentin, trupin tënd shpjegoja që të jesh korrekt me të, ky element e mbron, nuk e demton, mos e bullizo, lëndo as rëndo në qoftë se ai/ ajo ka krijuar lidhje, se rikthimi i dialogut me adoleshentin do jete teper i veshtirë!
- Nëqoftëse shkolla është kthyer në një makth për fëmijën tuaj dhe prindi është i pafuqishëm për të ndërhyrë, atëherë është e udhës të kërkoni ndihmë të një specialist ose persona të kualifikuar, pasj ndodh që nëse një adoleshent dashurohet, humb dëshirën për shkollën.
- Nuk duhet të keni frikë nga rregullat por vendosini ato në konsensus të plotē me vajzën apo djalin duke i shpjeguar rrezikun e krijimit të marrdhenieve me individ të panjohur në internet.
- Mos ndërhyni vetëm një herë se nuk ka vlere ne vendosjen e rregullave, por bëje qe në momentet e para të hyrjes në adoleshencë!
- Nuk bëhesh dot një prind autoritar krejt papritur, nëse vite me radhë nuk ke ushtruar detyrën tënde në familje.
Gabimi si edhe dështimi është po kaq i rëndësishëm në jetën e një adoleshenti, nuk duhet t’u flasim vetëm për suksesin gjatë gjithë kohës.
Thjesht aftësia për t’i rezistuar dështimit ose përdorimit të dështimit shpesh çon në suksesin më te madh e të dobishëm të jetën e atij ose asaj.
Durim. Këmbënguje. Dashuri.
Ky është çelësi i suksesit që duhet përdorur gjithnjë për fëmijët në adoleshencë!