Albspirit

Media/News/Publishing

MAJ 1992 – MAJ 2022, 30 VJET, SYNIM DREJT BE

Në Maj 1992 Shqipëria nënshkroi marrëveshjes me Komunitetin Ekonomik Evropian mbi tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik dhe atë tregtar (KEE)
Në Qershor 2003 në Samitin e BE, në Selanik u vendosi për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.
Në Qershor të 2006, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asocimit, e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2009. Kjo zëvëndësoi marrëveshjen e Majit 1992 me KEE.
Në dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave.
Në vitin 2009 Shqipëria paraqiti kërkesën për antarësim në BE.
Në Qershor 2014, Shqipërisë ju dha statusi i vendit kandidat.
Hapi i radhës është “Çelja e negociatave”, i cili për arsyje të ndryshme, ka mbetur në stanjacion. Pa analizuar shkaqet europiane, opinioni jonë duhet të ndalet në pesë prioritetet kyçe, të cilat janë:
• Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar.
• Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë
• Lufta kundër korrupsionit
• Lufta kundër krimit të organizuar
• Mbrojtja e të drejtave të njeriut
A janë plotësuar këto?
Natyrisht ka progres.
Për mendimin tim, këto 30 vjet kanë treguar se:
1. BE e trajton antarësimin si problem i progresit të reformave në Shqipëri, ndërsa politika jonë si çështje e problemeve të brendëshme të BE.
2. Politika Shqiptare, në këto 30 vjet, e ka trajtuar politikën e antarësimit si segment që lidhet vetëm me klasën politike në pushtet dhe jo si vazhdimësi.
3. Klasa politike ka rendur në përvehtësimin e sukseseve të vogla dhe ka kamufluar dështimet e mëdha. Harrohet faktin që në NATO u pranuam në pranimin e katërt, në BE kemi mbetur në stanjacion dhe në Tranzicion kemi më shumë se 30 vjet.
4. Klasa politike nuk është ende në stadin e arritjes së konsesusit për çështjet thelbësore kombëtare.
5. Pesë prioritetet kanë progres, por janë ende larg realizimit të plotë.
6. Në pranimin e Shqipërisë në BE do të ndikoi më shumë situata në rajon se sa progresi në 5 prioritetet. Pra kurdo që të jetë nuk ka vend për lavdi.
Në këndvështrimin tim një nga “sukseset” më të mëdha në këto 30 vjet është rritja e shkallës sasiore dhe cilësore të të indoktrinuarve, ku vendin e antarëve apo mbështetësve po e zënë militantët.
Mbështetësit e partive, sindikatat, organizatat jo fitim prurëse, media, opinionistët janë kthyer në militantë të partive.
Fjala militant, në cdo gjuhë ka kuptimin e një veprimtarie të një personi që lufton me vendosmëri e me vetëmohim për të plotësuar programin; veprimtar shumë aktiv deri në agresivitet.
Partitë politike, sidomos në vendet e Lindjes ia kanë arritur që nëpërmjet indoktrinimit të krijojnë militantët e tyre, pra me fjalë të tjera t’i kthejnë në tifoza, që nuk kanë mendim, por pëlqejnë të jenë të rreshtuar dhe natyrisht të bindur verbërisht.
Please follow and like us: