Albspirit

Media/News/Publishing

SPAK ka nisur hetimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

SPAK ka nisur hetimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Beqaj është si person i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Arsen Rusta në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv. “Te sterilizimi dhe chek up, kemi në hetim ish-ministrin Ilir Beqaj. Është si person i dyshuar për shpërdorim detyre në tenderin për këto 2 tendera të lidhura, sterilizimi më vete dhe check up më vete”, tha Rusta. Hetimi ka 4 muaj që është regjistruar, teksa për këto 2 çështje janë duke u marrë 3 prokurorë. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit.

Please follow and like us: