Abdulla Mehmeti: THIKAT HELMUESE RUSE NË TERRITORET E HUAJA
Çfarë krenarie mund të ketë dhe çfarë të drejte historike pretendon mbi territoret e huaja, një shtet si Serbia dhe një popull siç janë serbët; çfarë përulje poshtëruese u kanë bërë udhëheqësit e popujve autoktonë, sidomos shqiptarët, popullit nomad serb dhe shtetit artificial të tyre, përderisa Rusia para se ta krijojë Serbinë si shtet satelit të vetin në Ballkan, më 1878, së paku 126 vjet më herët është munduar dy herë ta krijojë shtetin me këtë emër, “Nova Serbia” dhe “Sllavo Serbia” në territorin e Ukrainës, më 1752-1764, në periudhën kur territori i Serbisë së sotme, përfshirë edhe Beogradin, ka qenë i banuar mbi 70-80% me banorë autoktonë shqiptarë (edhe sipas autorëve serbë)?!
Rusia Cariste, Rusia e ish-Bashkimit Sovjetik, Federata Ruse e e sotme, sikurse ish-Mbretëria Jugosllave, Federata e Jugosllavisë komuniste, mbetja e Federatës së mëvonshme Serbi-Mali i Zi: kanë qenë krijesa fetare-policore dhe makineri terrori politik-ushtarak mbi popuj të tjerë josllavë dhe okupatorë në territore të huaja.
Që nga shekulli XVIII, Rusia i ka goditur ose mbajtur nën kontroll të rreptë ushtarak e policor disa rajone në shtetet fqinje të saj, kohë pas kohe duke ndërhyrë brutalisht në ato rajone për të masakruar, asimiluar ose shpërngulur me dhunë banorët vendës të tyre josllavë, si në Ukrainë: dikur i ka krijuar “Sllavo Serbinë” dhe “Novo Serbinë” në territorin e shtetit fqinj të Ukrainës, më vonë në Moldavi, Dagestan, Gjeorgji, Azerbajxhan, Armeni dhe shtete të tjera, duke vazhduar të fusë thika helmuese dhe fitila luftënxitës mes banorëve vendës, duke krijuar republika rebele përmes taktikës dhe strategjisë së mercenarizmit në ato vende, me qeveri kuislingësh, për realizimin e interesave strategjike rusomëdha, siç ka vepruar edhe në vitin 2014 me shpallen e 3 rajoneve të Ukrainës si “republika popullore të pavarura”, Luhanskin, Donetskin dhe Krimenë, rreth së cilave aktualisht zhvillohen luftime të ashpra mes makinerisë ushtarake vrasëse dhe mendësisë pushtuese rusomadhe me popullin liridashës të Ukrainës dhe botën demokratike Perëndimore, e cila siç duket për herë të parë në histori mundohet ta ndalojë këtë mendësi barbare që ka udhëhequr shtetin e Rusisë, në emër të ish-Bashkimit Sovjetik, aktualisht të Federatës Ruse, që asnjëherë nuk ka qenë ruse dhe me popullsi dominuese sllave-ruse, por duke dominuar me dhunë mbi popuj autoktonë dhe vende të tjera që asgjë nuk kanë të përbashkët me Rusinë dhe rusët, një taktikë dhe strategji e ngjashme që ka zbatuar Rusia edhe përmes “Rusive të vogla ballkanike”, Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë në rajonin ballkanik, e cila për një shekull me radhë ka sunduar mbi popuj të tjerë josllavë, në emër të Mbretërisë së Jugosllavisë, të Federatës së Jugosllavisë komuniste, të mbetjes nga Federata Jugosllave (Serbi dhe Mali i Zi). Të dyja këto krijesa fetare-policore dhe politike-ushtarake të dhunshme, që kanë mbijetuar me dhunë e terror mbi popujt të tjerë autoktonë, si në rajonin e Evropës Lindore edhe në Gadishullin e Ilirisë (Ballkan), që nga shek. XVIII e deri më sot.
(12 maj 2022)
Please follow and like us: