Bledar Koçi: FLU…

Ti vallëzon fytyrës sime
Si fjollë cigare kaltërim,
Më digjesh buzës në kujtime
Hyn e del në shpirtin tim.
Me helmin vrer nga kjo cigare
Më vrit një çast, më vrit veç ti!
Dhe ngjallmë sërish me një frymëmarrje
Të t’ndjej të fundit dashuri.