Ndue Lazri: NË BEBE TË SYRIT
Ti më vjen pranë me lule e veshur,
e pemët zilepsen me ty anekënd,
më sheh në sy e thua duke qeshur:
Dua të shikohem në syrin tënd.
Portreti yt shfaqet në bebet e syve,
e shkrihet ëmbël në të tyren kaltërsi,
natyra na mbështjell me blerim të dyve,
e ne i falim aq shumë dashuri.
Në të vërtetë ti je në zemrën time,
që zgjerohet për ty sa një oqean,
ti me cicërima zogjsh në fluturime
shfaqesh në bebëzat e mia si n’ekran.
Please follow and like us: