Albspirit

Media/News/Publishing

Rezolutë në OKB për të hapur hetim mbi krimet e luftës në Ukrainë

Me 33 vota pro, 2 kundër dhe 12 abstenim, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar një rezolutë për të ngritur një hetim mbi krimet e luftës në Ukrainë nga ana e Rusisë. Sipas Sky News, Kina dhe Eritrea votuan kundër kësaj rezolute.  Ukraina pretendon se ka identifikuar qindra kriminelë të dyshuar të luftës në vazhdën e pushtimit rus të vendit, i cili filloi në fund të shkurtit. Sot, organi i të drejtave të njeriut mbajti një seancë urgjente në Gjenevë për të shqyrtuar provat e shkeljeve të supozuara të Moskës në Ukrainë.

Please follow and like us: