AZEM SHKRELI: DITARI I SË PREMTES

Natën e mirë, asgjë s’mundi të ndodhë
Gjithë ditën, mezi qe e premte,
Mezi lindi pak dielli, vonë pasdreke
Sa të jetë data katërmbëdhjetë,
Sa të flenë mbi barin e urtë të Tafr Toskës, xixëllonjat
Natën e mirë, mundime, sendesh të vogla
Flini, unë sonte vetëm do ta vë një gur fjale nën kokën e lodhur të ditës
Vetëm ujë të verdhë do të derdh për shëndetin e bimëve të verdha,
E do t’vete se asgjë s’mundi të ndodhi,
Pos të jetë e premte,
Sa të flenë mbi barin e urtë të Tafr Toskës, xixëllonjat,
Datë e lënguar, nëse fyshkesh sate s’do të përshkrohesh lakuriq si krimbi
Datë e lënguar, po të lë mes numrash harrimit
Po të lë dhe vetë po nisem një mendimi që s’na e fle moshën e të premteve.
Please follow and like us: