Beatriçe Balliçi: Marsi u çmend
Sonte do t’i përjashtojmë të gjitha dhimbjet
Dhe do t’i rikrijojmë të gjitha gëzimet,
Sepse Marsi u çmend
Dhe poetët vdesin dashurie.
Sonte qielli u zhvesh nga errësira
Dhe harkoi ngjyrat e premtimit,
Ndërsa rri e pret të pushojnë
Shtërngatat pa fund të njerëzimit.
Sonte Marsi u çmend
Dhe poetët vdesin dashurie.
Please follow and like us: