Albspirit

Media/News/Publishing

Magjia e shqipes për kryeveprat botërore

Tridhjetë e ca vite më parë në Shqipërinë tonë të regjimit diktatorial kishte një larmishmëri autorësh dhe botimesh, pavarësisht se ishte një e vetme shtëpia botuese ‘Naim Frashëri” dhe një tjetër politike ‘8 Nëntori” që merrej me librin politik. Gjuha shqipe, pavarësisht në toskërisht, në gegërisht, në zhargone të tjera, në të folme lokale apo në standard kishe nje fuqi të mistershme që përkthente të gjitha kryeveprat botërore. Fakti që janë në shqip autorët e rëndësishëm të antikitetit grek, të periudhës romake, të latinishtes dhe epokave të tjera, jo sipas pellazgorëve, matrapazëve dhe konspiracionistëve të shkarë të ditëve të sotme, tregon epërsinë e kësaj gjuhe. Kjo shqipja jonë ka një magji që edhe anglishten, frëngjishten, gjermanishten, arabishten, aziatiken, spanjishten e të tjera t’i sjellë për banorët e saj po aq mjeshtërisht sa ç’mund të ndodhte edhe në vendet më të qytetëruara.

Please follow and like us: