Odise Kote: Kur zoti e dëboi Adamin…
Kur zoti e dëboi Adamin prej qiellit,
një dhembje kristal, hem si rrufe, hem si dalldi.
Farën e mbrame shkulur prej tē egrës,
gjithçka në ngut, gjithçka në marrëzi.
Si një i verbër që thur rrjetën papushim,
zbriti të kërkonte brenda vetes Evën.
Nuk e dinte se çdo ikje e ka një kthim,
askush nuk lind për të mbetur vetëm.
Në tokë të zhuritur me qartësi siderale,
ku uji dhe natyra si fat, mashkull e femër.
Kupton mē së miri tinguj pëshpërime,
ëngjëjt me fytyra të hajthme, pa emēr.
Kur zoti dëboi Adamin nga parasja e mollëve,
me dritë, yjet e natës vuajtjet bekonin.
Eva nuk ish e paprekshme, as prej tjetêr bote,
Një burrë ndryshon gjithçka, po kurrsesi pasionin …
Please follow and like us: