Klodi Bezhani: Kur përqafoni dhimbjen tuaj…
Kur përqafoni dhimbjen tuaj…
Kur ndalon së ndjeri mungesë, të gjitha gjërat kthehen tek ti.
Kur pushon së luftuari me botën, të gjithë afrohen për t’ju treguar dashurinë e tyre.
Kur pranon, transformohesh.
Kur guxon të provosh diçka të re, mundësitē shtohen dhe jeta ju befason.
Kur bëhesh i rrjedhshem si uji, bashkohesh e bēhesh një me të gjitha poret e tokës.
Kur fillon të shikosh veten, bota zhduket.
Kur lëshon atë që nuk është për ty, pra lē të shkojė, ai boshllëk tërheq atë që tē takon vërtet.
Kur e humb veten, e gjen atë mjafton mos hiq dorë sē shpresuari.
Kur vendosni, ajo vendosmëri gjen kush jeni, dhe ju pëshpërit çfarë të doni.
Kur heq dorë nga lufta, e fiton betejën.
Kur qetësoni mendjen tuaj, një univers i tërë vendoset në këmbët tuaja.
Kur nuk nxitoni, gjithçka ju afrohet.
Kur pushoni së dëshiruari për të kontrolluar, bota ju akomodon.
Kur vendosni të mos reagoni, ndryshoni rezultatin.
Kur pranoni ndryshime dhe pasiguri, ju pushoni së vuajturi.
Kur bëhesh i përulur, bota të përket ty.
Kur e gjeni veten, kërkimi mbaron.
Kur përqafoni dhimbjen tuaj, bëheni miq me veten.
Kur të bëheni të vetëdijshëm,
Zoti shfaqet…