Kur kombin e madh rus e vë poshtë një idiot
Kjo nënë e re ukrainase ka megjithatë një dashuri të madhe për binjakët e vet të gjymtuar nga një bombardim i beftë e tinzar, por që flet edhe për natyrën e agresonit rus; si ka mundësi që një komb me personalitete të mëdha ta vëjë poshtë një idiot; përçmim sa s’ka për gjithë krijuesit që krijojnë për diktatorë të hershëm dhe të kohëve moderne. Edhe rusët më të thjeshtë e kuptojnë se një lider që bëhet president sa herë të dojë, i ka marioneta të gjithë zyrtarët poshtë tij dhe kur kanë një ikje masive drejt perëndimit, natyrisht se nuk mund ta pranojnë këtë regjim. Më shumë se kaq artistët rusë janë sot më të pambrojtur nga bota perëndimore, por edhe heshtja e tyre i bën pak me faj. Vini re: Grozni, kryeqendra e Çeçenisë, që u bë masakër nga Moska zyrtare, ka lakej dhe hajna që luftojnë si mercenarë në Ukrainë.
Agim Vinca në dy kohë, për rrëzimin e shtatores së diktatorit dhe kundër Kadaresë