Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: VAJZAT QAJNĒ…

 

 

Gjithnjë e kam ditur që vajzat para dasmës qajnë,

sa më shumë sekrete të fshehur, aq më shumë dashuri.

Kam besuar se dhe në çast’ tē fundit, udhëkryqet ndajnë,

në vegjën ku koha është e papeshë, pa rëndësi.

 

 

Gjithnjë e kam ditur se si ndodh ajo vjedhja e gjumit,

mëdyshjet torturuese, mëritë, betime të pambërritura kurrë.

E pamundur të mos gabosh! Lotët, si valë e ngrohtë lumi,

rrjedhin, humbasin, treten si burime toke nën lëkurē.

 

 

Gjithnjë kam besuar se atje nën lēkurē janë tē gjitha përgjigjet,

humbja e vetvetes, udhëtimet brenda pikëpyetjeve, klithma.

Trishtim i butë, ajo që të lë në mendje frikën nga pritjet,

si një enë delikate e bërë enkas pēr të gjitha enigmat.

 

 

Gjithnjë e kam ditur që vajzat para dasmës qajnë,

kam besuar se dhe në çast’ të fundit udhëkryqet ndajnë …

Please follow and like us: