Albspirit

Media/News/Publishing

VASFI VISOKA, DËNOHET ME BURG PSE KISHTE BOTUAR LIBRIN “NËNA KOSOVË”

I vetmi vend në botë që dënonte shtetasit e tij se shkruanin libra me ide patriotike!

 

Nuk është e vërtetë aspak që unë të kem qenë urdhënue prej ndokujt me bamë atë libër, por e kam bamë vetë vullnetarisht. (Vasfi Visoka)

 

Nga Enver Memishaj

 

Vasfi Samimi (Visokë1908 – 4 gusht 1981) graduar profesor doktor i shkencave, mjek veteriner, futbollist me “Fenerbaçen “ në Turqi, shkrimtar dhe publicist. Bashkëthemelues i shërbimit veterinar shqiptar dhe institucioneve të para diagnostike veterinare e humane, shëndetit publik veterinar dhe ligjit të parë të shërbimit veterinar, kontribute të shquara në zhvillimin e konsolidimin e veterinarisë dhe kërkimit shkencor.Petagog në Universitetin Bujqësor Tiranë.

Jeta dhe vepra e tij janë botuar në 28 vëllime, nga dy djemtë e tij, pasi shteti e kishte harruar këtë patriot dhe shkencëtar. Samimi është përfaqësues i asaj gjenerate profesionistësh intelektualë të formuar në Turqi dhe Gjermani, të cilët jetësuan lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndër botimet e tij në fushën e letërsisë, përmendim “Nëna Kosovë” është një nga përshkrimet e sinqerta dhe romantike të autorit për vitet 1938-43. Libri çelet me shprehjen poetike: “Kam shkuar pesë herë në Kosovë. I jam bërë pesë herë dashnor.Qielli i Kosovës ndriçon me rrezet e diellit që i veshin syrin njeriut, atmosfera e saj është mbushur me një fuqi tërheqëse dhe në tokat e saja të shenjta valon një fuqi magjiplote.”

Vepra “Shqipërija e vërtetë, Nëna Kosovë” (19381943), Njenja dhe mendime, Përshtypje udhëtimi nga Tokat e Liruara,  botimi i parë në Tiranë 1943, botimi i dytë Tiranë1995.

“Ky libër i dedikohet martirëve të motshëm e të rinjë, kohrave të kaluara e të ditëve te sotshme, që kanë ra dëshmorë për lirinë e kombit e t’atdheut. Në këtë libër nuk ka politikë, shovinizëm dhe pamje të nji-anshëme, por ka vetëm nji parashtrim të sinqert, nji të vërtete të shenjtë njerëzore!…”

Me të ardhur komunistët në pushtet, Vasfi Visoka është një nga të parët që u arrestua më 7 dhjetor 1944, dhe e shpunë  para Gjyqit Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit i njohur ndryshe si Gjyqi Special, që ishte një gjykatë komuniste që veproi në pranverën e vitit1945.

Trupi gjykues përbehej nga 9 veta, kryetar i saj u emërua gjeneral lejtnant Koçi Xoxe (teneqexhi me 5 klasë shkollë), dhe anëtarë: kol. Hysni Kapo, n/kol. Beqir Balluku, kap. i I Hajdar Aranitasi, partizan Gaqo Boboshtica, dr. Medar Shtylla; Faik Shehu, Halim Budo, gjykatës; Gaqo Floqi, gjykatës. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë edhe Bilbil Klosi, major Gjon Banushi dhe major Haki Toska. Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu, gjeneralmajor. Sipas Badri Spahiut, Enver Hoxha ishte udhëheqësi i vërtëtë, gjykatësi dhe prokurori.

Prokuroti kërkoi dënimin e Vasfi Samimit me 5 vjet burg, ndërsa gjykata u tregua e “humane” dhe e dënoi me 3 vjet burg, pa asnjë provë juridike. Ai u lirua nga burgu në vitin 1946 me amnisti dhe mbeti për jetë i suverjuar nga Sigurimi i Shtetit.

Po përse u dënua patrioti dhe shkencëtari Vasfi Visoka ?

Nga proçesvrabali igjykatës, mësojmë se Vasfi Visoka udënua për botimin e librit “Nëna Kosovë”, pasi idetë e këtij libri prishnin miqësinë me serbët që mbanin të pushtuar Kosovën martire, sepse autori i cilësonte akademikët serbë intelektualë kriminelë në lidhje me Kosovën dhe mbronte pikëpamjen se nuk ka as Shqipëri të Madhe, as Shqipëri të Vogël, por ka vetëm Shqipëri të Vërtetë.

Ai libër i shkruar me pathos atdhetari, plot ndjenja njerëzore, përgjegjësi të madhe qytetare e guxim të spikatur intelektual,  ishte bërë ndëshkim i pamëshirshëm për të, për sa qe gjallë. Në dhjetor të vitit 1944 libri u hoq nga qarkullimi dhe mbeti libër i ndaluar përgjatë periudhës sa vazhdoi regjimi komunist.

Më poshtë proçesverbali i gjykatës:

“U thirr i pandehuri Vasfi Samim Visoka i biri Zeqirit dhe Safete Aliut, lindur në Berat më 1905, (disa japin si vitlindje, vitin 1908) i martuar ka dy fëmijë, i pa dënuem, me arsim të naltë në veterinari në Stamboll e Berlin.

Ju kënduen të pandehurit akuzat  e formulueme prej Komisjonit Qëndror për Zbulimin e Krimeve e të Kriminelëve të Luftës dhe Armiqve të Popullit, me akt-akuzën datë 24.2. 1945, që përmban:

I.Ka qenë vegël e ndërgjegjëshme e propagandës armike si publicist.

II.Si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës Popullore ka qenë përgjegjës për fushata propagandistike antialeate dhe antinaccionalçlirimtare.

U pyet i pandehuar t’u përgjigjet akuzave të më sipërme e tha:

Prej 15 vitesh si nëpunës me ndërgjegje jam munduar për të mirën e vendit tim. Unë si njeri e nëpunës teknik, nuk kam peshuar kurrë në drejtimet politike që janë ndjekë në vendin tonë dhe as jam përzier e as kam dashtë të përzihem me rryma politike. Arikujt që unë kam shkrue 70%  kanë përmbajtje bujqësore e blektorale, 20%  me karakter sportiv dhe 10 %  me fqymë letrare.

Librin “Nëna Kosovë”, e kam bërë unë me plot ndërgjegje dhe marr përgjegjësi për përmbajtjen e saj. Këtë libër e kam shkrye si shqiptar dhe ka një stil human dhe kam thënë në atë libër se problemi i Kosovës me asnjë mënyrë nuk duhej të zgjidhej me luftë. Nuk është e vërtetë aspak që unë të kem qenë urdhënue prej ndokujt me bamë atë libër, por e kam bamë vetë vullnetarisht. Unë kam pas dhe kam bindje për të mirat e një Federate Ballkanike dhe jam kundërshtar i rreptë i çdo lloj shovinizmi. Në këtë libër po të shqyrtohet do të shihet se nuk kam përdorë fjalën “fashizëm”, ose ndonjë fjalë kundër ndonjë fqinji.

Mbi kërkimin e prokuroroti tha:

Unë në këtë libër nuk kam sulmue serbët dhe nuk kam qenë urëdhërue prej Mid’hat Frashërit me e përgatit, mbasi unë me Ballin Kombëtar nuk kam pas asnjë lidhje. Artikulli i botuar në gazetën  “Bashkimi i Kombit” më datën 6 janar 1944 “Goditëm por dëgjomë” i referohet me frymës njerëzore që përmban dhe krejt i pa anshëm, për zhdukjen e vëlla-vrasjes, sepse unë nuk dojshe që ballisti të vriste një pjesëtar të Nacionalçlirimtares dhe anasjelltas. Bashkimin unë e dojshe për të mirën e vendit dhe kundër okupatorit. Artikulli vetë asht i qartë. Artikulli nuk ka qenë kontrollue prej gjermanve sepse në atë kohë gjermanët nuk ushtrojshin kontroll mbi shtypin.

Unë mendojshe si krejt i pa anshëm që kombi shqiptar si i vogël dhe i varfër duhej të kishte një takt, me ndalimin e vëlla-vrasjes. Unë them se lufta duhej të vazhdonte kundër okupatorit. Unë nuk kam pasur asnjë qëllim politik në artikujt e mi, sepse në asnjë grup politik nuk jam marrë dhe këtë juve do ta keni konstatue, dhe se emri im nuk asht përmënd në organizatat politike…

Artikujt e mi nuk duhet të kenë interpretimin që u jep zotni prokurori, sepse ato janë të qarta se janë bame me një frymë humanitare dhe krejt të pa anshëm….

Avokati tha se kena këta dëshmitarë: Inxh. Jovan Adam, Andon Mazreku, Gaqo progri, Sokrat Mio, Kostaq Cipo, Hilmi Taçi, Dr. Veis Sejko, inxh. Lazar Treska. Tiranë më 22.3.1945

Fjala e fundit përpara gjykatës: “I shoqërohem mbrojtësit tim, duke shtuar se prej 15 vjetësh në shërbim kam shkruar libra e artikuj gjithnjë në shërbim të popullit e të vendit tim, në rast se kam bërë ndonjë gabim kërkoj ndjesë nga Gjykata e Popullit dhe kam besim se do vendosni pafajsinë time”.

Para gjykatës më 22 mars 1945 për të dhënë fjalën e fundit nuk u paraqitën: Emin Toro, Koço Kota, Mahmut Golemi, e Abedin Xhiku sepse ndodhshin të sëmurë në burg, vuanin nga sëmindja e dajakut!, ndërsa Et’hem Cara, Refat Begolli dhe Ihsan Libohova ndodheshin në spitalin e burgut, pasi kishin ngrenë më shumë dru se katër të parët.

Gjykata tregohet “humane” dhe cakton: Gaqo Floqin, Hysni Kapon, Beqir Ballukun dhe Bilbil Klosin, për t’u marrë fjalën e fundit shtatë të pandehurve atje ku dergjeshin nga sëmundja e dajakut!” (Arkivi i MPB, Dosja 1568, f. 266 – 267)

Please follow and like us: