Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Koha për dashuri…

Kohëra me shumë urrejtje pak dashuri!
Të dashurosh një mashkull dhe të dish sa vlera ka dashuria njerëzore, janë dy gjëra të ndryshme që bashkohen në një pikë.
Të gjithë ne ndonjëherë pak e vlerësojmë dashurinë kur atë e kemi pranë, e konsiderojmë të mirëqënë!
Dashuria është mbi çdo ndjesi tjeter, shpesh mendoj, pse mos të kishte në këtë vend kurse dhe qendra të vecanta ku njerëzit të mësonin mbi dashurinë, shkolla ku fëmijët të mësoheshin dhe rriteshin me kulturën e dhënies së mirësisë kudo, e kur ata dalin në jetë, të janë përgatitur të përballen me qetesi dhe pa kaluar në rrugët e urrejtjes apo dhunës siç por e shohim shpesh të rrënjosur brenda karakterit të shumë individëve sot mes nesh.
Ne duam dhe dashurojmë, veten, jetën, boten, burrin apo gruan, fëmijën, prindërit, ajrin, diellin e kur na shohin miqtë e mikeshat të lumtur apo të qeshur na pyesin, të shkëlqenjë sytë, mos je gjë i/ e dashuruar, pra dashuria duhet të jetë dhe kthehet në motivin e ditës për gjithkënd që vjen këtë botë, si edhe transmetimi i dashurisë jo vetëm ndjenjë, por të kthehet në detyrë.
Eh, mbase kur të më lexoni ndonjëri nga ju do thotë me siguri, se nuk jam zgjiuar mirë, në kohërat e vështira të internetit gëlon urrejtja dhe dashuria duket term gati i pamundur, por unë dua të prek në ndërgjegjie të gjithë ata që kanë humbur sensin e dashurisë njerëzore.
Jemi molepsur e mësuar me gjuhën e urrejtjes së transmetuar në portale, gazeta dhe edicione lajmesh, në kryetituj sa u vrane dhe sa u vetvranë, sa u aksidentuan… sot është koha që njeriu të mbrojë veten nga këto strese e makthe sepse nuk i shërbejnë përditshmërisë, e mbinagarkojmë trurin tonë vetëm me ligësi.
Mendjet e arsyeshme dhe të arsimuara duhet ta kultivojnë forcën e dashurise dhe të përpiqen të mos kemi paragjykime ndaj teorive që mbjell dashurinë e përmirëson sjelljen e personalitetit njerëzor,
Kam parë pafund sharësa në rrjete sociale, që shpenzojnë kohë për të kritikuar qeverine, kur kjo e fundit nuk i dëgjon, lodhen e shajnë personazhet e politikës, apo ato të showbizit kur ata as nuk i lexojnë ato komente, nuk lënë faqe portalesh pa komentuar dhe koha tyre është sakrifikuar për asgjënë!
Koha për DASHURI…
Please follow and like us: