Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Ikonomi: Mbaj zi për mikun tim, Dalip Greca

 

Ai ndihmoi shumë që gazeta Dielli të ruante vazhdimësinë për shumë vite dhe kjo nuk ka qenë punë e lehtë, sepse shpesh duhej çarë nëpër shtigje të panjohura. Dalipi kishte frymë atdhetare dhe përfaqësonte mjaft mirë opinionet në gjirin e Vatrës. Ai ishte i ekuilibruar, i kujdesshëm, korrekt dhe i zellshëm në punën editoriale, respektohej dhe ishte po aq i respektueshëm ndaj të tjerëve. Kam bashkëpunuar shumë herë me të. Më ka ndihmuar sa herë që kisha nevojë dhe unë e shihja ndihmën e tij si mjaft të sinqertë.Dalip Greca e studioi thellë veprimtarinë e Vatrës në vite, njihte mirë personalitetet e shquara të saj dhe ka shkruar mjaft për to. Nëse i mbledh shkrimet e tij, me to mund të bëhej një libër me vlerë, sepse ato janë fryt i kërkimeve të gjata nëpër faqet e Diellit dhe botimeve të tjera të historisë shqiptaro-amerikane. Me kohën harrohen shumë gjëra, por jo veprat e mira. Dalipi do të mbahet mend bashkë me punët e mira që bëri për kauzën e Vatrës, në gjurmët e editorëve paraardhës të saj.

Please follow and like us: