Albspirit

Media/News/Publishing

Elon Musk hedh poshtë akuzat e stjuardesës

Miliarderi Elon Musk, u akuzua se ishte ekspozuar ndaj një stjuardese në një prej avionëve të tij privatë në vitin 2016 dhe SpaceX më vonë i pagoi gruas 250,000 dollarë për të zgjidhur pretendimin e saj për sjellje të pahijshme seksuale.

Sipas Musk i cili ka shkruar në Twitter se ato akuza nuk janë të vërteta.

 “Janë akuza krejtësisht të pavërteta”, shkroi Elon Musk në Twitter.

Sipas mediave të huajaMusk u akuzua gjithashtu se kishte fërkuar këmbën e stjuardesës së fluturimit pa leje dhe se i kishte ofruar t’i blinte një kalë nëse ajo i bënte një masazh erotik në aeroplan. Ai deklaroi të mërkurën se nuk do të mbështeste më Partinë Demokratike, por planifikon që të votojë për republikanët në zgjedhjet e ardhshme.

Musk nënshkroi me gruan e paidentifikuar një marrëveshje që u zgjidh jashtë gjykatës dhe, si pjesë e marrëveshjes, ajo nuk lejohet të padisë kompaninë ose të flisë për incidentin. Një mik anonim i stjuardesës, pretendon se ajo ka nënshkruar një deklaratë që të mos flasë.

“Sulmet kundër meje duhet të shihen përmes një lente politike por asgjë nuk do të më pengojë të luftoj për një të ardhme të mirë dhe të drejtën tuaj për lirinë e fjalës” ka shkruar në një postim në tëitter musk.

Zyrtarët e SpaceX nuk pranuan të komentojnë për historinë e Insider. Një marrëveshje u arrit shpejt, raportoi Insajderi, dhe stjuardesa u pagua për aq kohë sa ajo premtoi se nuk do të padiste për pretendimet.

Please follow and like us: