Ushtarët rusë vriten në Ukrainë, Putin lëviz me jelek antiplumb
Russian soldiers killed in Ukraine, Putin moves with bulletproof vests.
—————————————–
Ukraina pretendon se 400 ushtarë të tjerë rusë janë vrarë ditën e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, thuhet se që nga fillimi i luftës 28.300 ushtarë u vranë dhe u rrëzuan 202 avionë, 167 helikopterë ndërsa u shkatërruan 1.251 tanke, 3.043 automjete të blinduara, 586 topa, 199 raketahedhës dhe 91 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkisnin ushtrisë ruse. Në deklaratë theksohet se ditën e fundit janë vrarë edhe 400 ushtarë tjerë nga ushtria ruse.
Në deklaratë thuhet se u shkatërruan 2.137 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta, 441 mjete ajrore pa pilot dhe 43 pajisje speciale të Forcave të Armatosura Ruse, si dhe u rrëzuan 102 raketa lundrimi të lëshuara nga ushtria ruse.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov dje deklaroi se: “Deri më sot janë shkatërruar 168 avionë, 125 helikopterë, 912 mjete ajrore pa pilot, 309 sisteme raketash të mbrojtjes ajrore, 3.134 tanke dhe automjete të blinduara, 385 raketahedhës me shumë fuçi, 1.542 obusë dhe mortaja, 2.983 mjete ushtarake speciale të Ukrainës”.
Në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes më 25 mars thuhej se 1.351 ushtarë rusë u vranë në Ukrainë.