Vargje poetike nga Selaudin Guma
Amaneti
Vdekja është mbret i botës
Mikja ime sot e jetë
Një amanet desha të lija
Atëherë kur më s’do të jem.
Bashkë ishim dimër e verë
Bëmë një dokument me shkrim
Dua që ndonjëherë të m’kujtojnë
Dhe të mos më lënë krejt në harrim.
Me sytë e tu të më shikosh varrin
Dy lotë të zbresin si diamantë blu
Të rrish pranë meje si kaprolleshë
Dhe një fije floku ta lësh këtu.
Nuk dua miq të futen në borxh
Se s’kam pasuri, s’kam kapital
E vështirë është jeta për të gjithë
Mbi dheun që prodhon bukë si ar.
As ty s’dua të të fut në borxh
Nuk dua jo, të të vë në siklet
Pa lekë i ke dy pika lotë
Një fije floku që krehëri heq.
Dëshirë prindi
Humor kam bërë që nuk kam vajzë
Kam dëshiruar që ta kem njëzë
Të qe e bukur si një hënëz
E sjellshme dhe me dorë ergjëndë.
Ashtu e doja vajzën time
Bjonde, elegante dhe trupgjatë
Sytë t’i kishte si i madhi qiell
Fjalën të qeshur, gojëmjaltë.
Por gjërat s’bëhen si i do, vëlla
Se s’janë gjithmonë në dorën tënde
Disa janë nga qenia njerëzore
Të tjera nga ai lart në qiell.
Anxhela
Sonte ka ditëlindjen
Nuk e morët vesh
Shoqja më e mirë
Gëzohet mes nesh.
S’ka gjë më të bukur
Më të hijshme s’ka
Dita e lindjes së saj
Sot na bën me krahë.
Fry erë e Pranverës
Hajde më e nxehtë
Na beko ti shoqen
Për të bukurën jetë.
Vishe si qershia
Me të bukurat lule
Thuri një fustan
Vello nusërie.
Hape telefonin
Hape telefonin mikesha ime
Nuk shaj, s’mërzitem për asgjë
Njerëzit që hyjnë në zemrën time
Janë atje e s’zhduken më.
Të dua, të dua, sa më s’ka
Se zemra s’më lejon ndryshe
Ti nuk je thjesht si të tjerat
Shkëlqen si dallandyshe.
Çfarë mendon ti, mikja ime
Unë s’dua të di asgjë
Kokëkrisur kam qenë dikur
Ashtu kam mbetur dhe tashmë.
Më gjyko sipas arsyes
Dhe botëkuptimit femëror
Mendjen ma ke bërë pyll
Zemrën ma skllavëron.
A do të jetoje vetëm ty
Mikja ime e veçantë, e vetme
Për shpirtin dhe zemrën time
Ta brengosje deri në vdekje.
Pse jeta është në këtë mënyrë
Askush s’përgjigjet, djalli qoftë
As Dante Aligeri me komedinë e tij
Me pezm iku nga kjo botë.
Do doja shumë të më prisje
Një kafe burrërore të pija
Në kuvlinë tënde të ngrohtë
Në zemrat që këndohet ndryshe.
Mos m’u mërzit, e bukura ime
Dhe mos mendo keq për mua
As në ëndrra, as në vegime
Unë sjell gëzim, jo hidhërime.
Natyra e bën jetën aq të bukur
Me pemë, me lule, me aromë
Në mal a në fushë qoftë
Gjithçka e hijeshon.
Ti mikja ime, shume e hijshme
Ke tjetër dritë në sytë e mi
Je më e veçantë se një flutur
Dhe një buzëqeshje si fëmijë.
Fjalë të bukura ka plot
Anë e kënd globit të madh
Po këto të miat, më beso
Vijnë prej shpirtit pa mëkat.
E ç’është njeriu vallë në jetë
Një qënie e lartë humane
Që lundron n’liqej të bukur
Blu, të kthjellët e të artë.
Tri netë, o mikja ime e mirë
Dikur të bëra zile
S’m’u përgjigje ty, o shpirt
Dhe vuajti zemra ime.
Pak kohë kam që të njoha
Dhe mora shumë hidhërime
Mallkoj të madhin zot
Që më lindi para lindje.
Ju jeni vajzë me kulturë
E brishtë, e ëmbël si njeri
Kurrë s’kam njohur ndonjë tjetër
Të flas me kaq dhimbsuri.
Dhimbsuria është njerëzore
Nuk është asnjëherë mëshirë
Kush njeh shpirtin njerëzor
Njeh më shumë veten e tij.
Dhe kështu po më ndodh mua
I plagosur sa më s’ka
Si notë e parë në violinë
Që një zemër varur mban.
Nuk e shpika unë si notë
Megjithëse muzikën e kam avdes
E ndjej, e prek dhe e shijoj
Vuaj, gati të vdes.
Vdekja s’është një gjë e bukur
Dhe për atë që e krijoi
Po si t’ia bëjmë, moj e dashur
Si t’ia bëjmë që lë pasojë.
Pasojat janë gjithnjë të rënda
Në jetë, hapësirë e kohë
Shumë poetë i shkruan dhimbjes
Dashurisë së pakurorë.
Dashuria s’është vetëm seks
Ajo ngrihet me mundime
Mjerë kush e kupton kështu
Ajo është diçka sublime.
Dashuria është ndjenjë që vret
Është dhe art që krijon
Është qytetërim që fal
Është një rubin që bekon.
Pse s’përgjigjesh ti e dashur
Telefoni nuk ka brirë
Nuk të tërheq për Devoll
As në Vjosën kaq të dlirë.
Hap telefonin, mikja ime
Zemrën nuk ta sheh njeri
Shpirti im i dëshpëruart
Natën pa hënë vjen tek ti.
Do vijë një ditë do më kërkosh
Për një këshillë, për një mendim
Do çosh mendjen të më zgjosh
Aty ku dergjet shpirti im.