Dekorata e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për Prof. Daniel Serwer
Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, nderohet me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një nga personalitetet më të njohura të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C, Prof. Daniel Serwer.
“Mirënjohës, për kontributin e çmuar të Serwer në promovimin dhe lartësimin e çështjes shqiptare në SHBA, për angazhimin shumë të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, duke spikatur veçanërisht si një zë i fuqishëm në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave të njeriut, sidomos në vitet e vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë”, tha Meta.
“Ndihmesa e vyer e Prof. Serwer në shërbim të konsolidimit të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, meriton gjithashtu falënderim të madh”, theksoi Meta përmes një postimi në rrjetet sociale.