Kiço Spiri: HIDROCENTRALET
Hidrocentralin kur e pashë
Në Ulzë plot gojën thashë:
Marksi brenda
Mjekrra jashtë.
Dhe ky shoku në Shkopet
Engelsit sa shumë i ngjet.
Në Selitë sa ma kënda
Sikur shoh Leninin brënda.
Më Bistricë seç u çmalla
O Stalin, të lumtë palla!
U ndez drita, më nuk prita,
Nëpër ujë ç’u vërvita
Dhe përqafova, m’u duk,
Stalinin me gjithë çibuk.
Koment
1. Dikur të parët tanë bënin hidrocentrale me emrat Marks, Engels, Lenin, Stalin… ne pasardhësit vjedhim paret e inceneratorëve
2. Ky poeti i hidrocentraleve, Kiço Spiri, për veten e vet thosh: K. Spiri, K. Spiri… ishte pak eksiq fakiri
3. Sot eksiq “Stalini” te Kremlini…pa mustaqe pa çibuk… i thotë botës: do të zhduk..
Please follow and like us: