Albspirit

Media/News/Publishing

Kim viziton kompaninë amerikane IntelyCare Albania

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim vizitoi sot zyrat e IntelyCare Albania sot dhe u takua me ekipin drejtues dhe punonjësit e kompanisë.

IntelyCare Albania është një nënkompani programesh kompjuterike e IntelyCare U.S., e cila nisi veprimtarinë rreth një vit më parë.

Ambasadorja Kim vlerësoi rritjen e mundësive të biznesit mes shqiptarëve dhe amerikanëve dhe falënderoi IntelyCare për kontributin në marrëdhëniet ekonomike midis vendeve tona.

Kompania, investimi më i fundit i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, po ndërton një Qendër të Ekselencës Inxhinierike në Tiranë dhe po investon shumë në trajnime, arsimim dhe rritje të karrierës për inxhinierët shqiptarë të programeve kompjuterike.

Kjo kompani është rritur nga 15 inxhinierë në 2021 në 52 në maj 2022 dhe plani i saj është të punësojë deri në 100 inxhinierë deri në fund të vitit dhe akoma më shumë në vitet në vijim./atsh

Please follow and like us: