Nurie Emrullai: Sytë e mi…
Aty ku krijohet bota
Sytë e mi
rrinë e vështrojnë atë cep nga ku krijohen
retë, shirat, lumenjtë, detet,
të gjitha e kanë amën në tënden zemër.
Çdo të kisha bërë tani pa ty,
në ç’rrugë pa emër do të isha endur,
për të kërkuar pavdekësinë,
që ti ma mësove se unë e ruaj thellë në zemër.
Sytë e mi
rrijnë e vështrojnë
të gjithë mbarimin e reve, shirave, lumenjve…
Toka bëhet e tëra shkretëtirë
Kur ti ik dhe hija jote vjen pas teje…
Please follow and like us: