Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Avdush Canaj

 

 

 

 

DARDANIA

 

Kjo bukuri si det  i paskaj

Edhe ajo shqiponjë që fluturon e lirë,

Është Dardania jonë e lashtë,

 

 

NË KOPSHTIN E POEZISË

 

Lulet rriten me pizhame

Në kopshtin e poezisë

Zogjtë kanë pantallona

Të shkurtra

Pemët s`rrinë në një vend

Si te ju

Shëtisin sa herë të kenë dëshirë

Këtu

Biçikletat janë prej ere

Karamelet vijnë vetë te dera

Fletët e bardha bëhen raketa

Bartin puthje për çdo faqe

Në krahët e lojës

Qiellit ia gudulisim veshin.

 

ME FLAUT TA GËZOSH DIELLIN

 

Të hipësh në degë molle

e të këndosh me zogjtë,

është gjë e vogël.

Përtej të vogëlës së vogël është

të këndosh sonatën e dallëndysheve

në katin e tetë të verës.

Është diçka më shumë,

të ulësh këmbëkryq,

si unë,

në prehër të një reje,

me flaut ta gëzosh diellin.

Dhe nga atje të fluturosh

në përqafim të nënës.

 

TE DETI

 

Te deti kaltëria,

këmbëzbathur

b

u

k

u

r

i

a,

në krahë pulëbardhash

poezia.

 

DËSHMITARI

 

Ti ke thënë…

ti ke thënë…

Republika

do të jetë si dielli

Ke thënë ti…

ke thënë…

do të na rrezojë njësoj

ai diell i madh

Lumturia

do të jetë në çdo zemër

lumturia e ëndërruar një shekull

Gjyqtari e falenderoi

dëshmitarin

Mua

më nisen menjëherë

për në ferrin e ujqërve.

Nga LIRIKAT E BURGUT

 

 

 

 

Please follow and like us: