Eneida Jaçaj: Feliks Haxhija, shqiptari i suksesshëm në fushën e zbulimit
Feliks Haxhija, shqiptari i suksesshëm në fushën e zbulimit, detektivi më i kërkuar në Dallas, pronar i një agjencie survejimi
Intervistoi: Eneida Jaçaj
Shqiptarët, larg viseve të tokës amë, në çdo skaj të botës, njihen si njerëz punëtorë, arsimdashës dhe të suksesshëm. Pjesa dërrmuese e të rinjve shqiptarë janë diplomuar në shkollat më të mira jashtë vendit, duke shkëlqyer në profesione e tyre dhe mbajnë poste të rëndësishme në vendet ku jetojnë. Komuniteti shqiptar shkëlqen si drita e diellit, duke ndriçuar jo vetëm veten, por duke lartësuar edhe kombin shqiptar. Një ndër ata shqiptarë, që na bën të ndihemi krenarë, është Feliks Haxhiaj, i cili është mjaft i suksesshëm në fushën e zbulimit. Ai është vlerësuar me shumë çmime si detektivi më i kërkuar në Dallas. Feliks Haxhija jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej moshës 16 vjeçare, pasi fitoi lotarinë amerikane. Ai jeton tashmë prej 22 vitesh në Amerikë. Kreu studimet atje në fushën e Kriminalistikës; përfundoi Masters Degree in Criminal Justice and Minor Security në vitin 2012. Më pas filloi punë si detektiv privat për NWI Investigations, ndërsa në vitin 2017 hapi agjensinë e tij “All Açess Investigations”. Më pas, në vitin 2019 hapi Feliks Investigations Group LLC në 4 shtete. Puna, profesionalizmi, suksesi i çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, na nderon si komb dhe na shtyn akoma më shumë për t’i dhënë prestigj emrit Shqipëri.
Feliks Haxhija: Përshëndetje Feliks! Ju tashmë jeni identifikuar si detektivi më i kërkuar në Dallas, dhe na vjen mirë të dëgjojmë kur shqiptarët shkëlqejnë në profesionet e tyre edhe jashtë vendit, duke u vlerësuar gjithashtu si njerëz punëtorë dhe të suksesshëm. Të ftoj të bësh një prezantim të shkurtër për veten, për të gjithë ata që ende nuk ju njohin.
Unë, së bashku me familjen, kemi emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 22 vjet më parë. Pasi fituam llotarinë amerikane, ka qenë dhe mbetet ëndrra e çdo shqiptari, emigruam drejt “tokës së premtuar” për një jetë më të mirë. Pasi përfundova gjimnazin, vazhdova studimet në fushën e Kriminalistikës; përfundova Masters Degree in Criminal Justice and Minor Security në vitin 2012. Me përfundimin e studimeve dhe marrjen e diplomës, fillova punë si detektiv privat për NWI Investigations, ndërsa në vitin 2017 hapa agjensinë time “All Açess Investigations”. Më pas, në vitin 2019 hapa Feliks Investigations Group LLC, në 4 shtete.
Feliks Haxhija: Sa vite keni që ushtroni profesionin si detektiv dhe çfarë ju ka tërhequr t’i përkushtoheni fushës së zbulimit?
Unë kam më shumë se 10 vjet që ushtroj këtë profesion. Zbulimi është një punë që e bëj me shumë pasion, më jep emocion, dhe e bëj me shumë përgjegjësi, duke u ardhur në ndihmë çdokujt që ka nevojë për një detektiv privat. Unë jam gjithmonë i gatshëm të ofroj ndihmën time, të jap maksimumin tim si një profesionist, me devotshmëri, punë dhe pasion. Dua të them se këtë punë e kam në gen, pasi edhe babai im ka punuar në polici në Shqiperi. Pasi bëra një kurs në Shkollën e Mesme për policinë, aty më lindi pasioni menjëherë për fushën e zbulimit.
Jeni detektivi më i kërkuar në Dallas, dhe për këtë jeni vlerësuar me shumë çmime. Cila është puna rutinë e një detektivi privat?
Feliks Haxhija: Unë jam detektivi më i mirë në Neë Hampshire, edhe në zonën e Massachusets. Tashmë jam edhe një nga 5 më të mirët në Tampa, Florida. Unë kam punuar në shumë me agjensitë më të mëdha në Amerikë, dhe, gjatë punës kam mësuar shumë gjëra të reja, që më kanë bërë më profesional në punë time dhe të suksesshëm. Puna rutinë e një detektivi është çdo ditë survejim. Unë përgatitem një natë më përpara se çfarë do të bë, ndërsa në orën 6 të mëngjesit filloj survejimin.
Çfarë ju bën juve kaq shumë të kërkuar nga njerëzit si detektiv? Janë shtuar rastet që kanë nevojë për zbulim, apo është edhe profesionalizmi juaj që sjell rezultate?
Feliks Haxhija: Unë kam prodhuar rezultatet më të mira për klientët. Nëse do të bëni një kërkim në NH dhe MA, unë dal i pari me 5 stars revieës. Njerëzit, zakonisht marrin në telefon detectivët me revieës më të mira ose janë të referuar nga avokatë. Sigurisht, pasioni për punën, dedikimi, profesionalizmi, më bën mua më të kërkuar si detektiv, dhe si rrjedhojë do sjellë edhe rezutate të mira.
A janë të mirëpaguar detektivët?
Feliks Haxhija: Unë jam i kënaqur, është mjaftueshëm. Për çdo rast është minimumi 16 orë survejim.
Sa ua jep mundësinë Amerika individëve për t’u bërë të suksesshëm, apo është puna dhe këmbëngulja që të çon drejt rrugës së suksesit?
Feliks Haxhija: Për të arritur suksesin dhe rezultate të mira, hapi i parë është shkollimi, pasi gati çdo shtet kërkon Bachelors degree in Criminal Justice për këtë fushë, edhe 4 vjet eksperiencë. Kjo fushë është shumë e vështirë, duhet edhe pak talent dhe aftësi, pasi 50% e njerëzve dështojnë. Shpesh herë ndodh që nuk munden të rrinë ulur në makinë për 10 orë në ditë, dhe kanë shumë frikë të ndjekin njerëzit, pasi mund të konfrontohen.
Cilat janë rastet më tipike që ju ndiqni?
Feliks Haxhija: Shumica e rasteve që ndjek unë janë ëorkers compensation, infidelity, and child custody. Pra, për punëtorët që kërkojnë kompensim nga pronari, për incidente gjatë punës ose arsye të tjera, rastet e tradhtisë dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve, kur jetojnë me një prind.
A ka raste kur ju nuk e merrni përsipër një çështje, dhe pse?
Feliks Haxhija: Po, në qoftë se shikoj që një rast nuk ka shumë informacion, fakte apo të dhëna, apo është ongoing investigation nga policia, nuk e marr përsipër pasi nuk më lejohet.
Sa e vështirë është puna në terren e një detektivi, dhe a mund të veçoni një rast kur u është dashur shumë mund për të arritur rezultatin?
Feliks Haxhija: Është një punë e vështirë që kërkon sakrificë dhe shumë mund. Pothuajse çdo ditë mund të konfliktohesh me njerëzit; afrohen edhe të pyesin pse ndodhesh aty dhe çfarë pune bën. Shpesh herë nuk ua hap dritaren e makinës njerëzve që vinë e pyesin se çfarë po pres apo çfarë po bëj këtu, dhe kjo bën që ata të sjellin edhe policinë. Pra duhet durim, forcë brenda vetes dhe të mundohesh të shmangesh konfliktet me njerëzit, që përballesh gjatë zonave të survejimit.
Një nga çështjet më interesante që njerëzit presin të dëgjojnë, është tema e tradhtisë. Sa për qind të rasteve mbulojnë këto çështje
Feliks Haxhija: Gati 50% të rasteve janë raste të tradhtisë. Një nga rastet më të çuditshme ka qenë kur kam zbuluar një person nga Tampa FL në South Carolina, që shkonte me kunatën, gruan e vëllait. Vëllai i kishte vdekur, dhe kishte edhe fëmijë me kunatën. Takova detektiven tjetër, e ndoqëm për një orë. Kaluam Florida-n, hymë në Georgia dhe për tre orë të tjera vetëm po ecte. Nuk e dinim se ku do të përfundonim. Pasi kemi ngrënë darkë, thashë që duhet të kontrollojmë dhe njëherë sepse dukej e çuditshme pasi personi kishte ngarë shumë. E kapëm duke u puthur me një vajzë tjetër. Ishte errësirë, targetin nuk e shihja dot. I bëmë një background dhe doli që ishte kunata. Gruaja e vëllait që kishte vdekur para disa vitesh. Kur e mori vesh gruaja u habit pasi tha se kur i vdiq vëllai u afrua shumë me të por mendonte se e bënte për ta ndihmuar. Ka qenë një ndër rastet më të çmendura.
Cila është ëndrra juaj më e madhe që doni të realizoni sa i takon gjithmonë fushës suaj për të cilën jeni diplomuar?
Feliks Haxhija: Pothuajse ëndrrën më të madhe e kam arritur! Tani kam një mundësi të takoj Dog The Bounty Hunter, me të cilin do të bëjmë disa bashkëpunime.
Cila është qasja që kanë amerikanët për të punësuar një detektiv?
Feliks Haxhija: Amerikanët e kanë në kulturën e tyre të kërkojnë ndihmë te një detektiv privat. Për çdo problem që ata kanë, na telefonojnë dhe ne u ofrojmë ndihmën tonë si profesionistë.
Shoqëria amerikane e ka qasjen shumë të afërt dhe të pranuar ndaj një detektivi, siç edhe ju e thatë. Është shoqëria amerikane më e korruptuar, e pandershme, apo është bërë pjesë e kulturës së tyre për të mbledhur fakte me ndihmën e një detektivi, për të shkuar drejt një hapi më të sigurt?
Feliks Haxhija: Unë mendoj se të gjithë mund të kemi nevojë për ndihmën e një detektivi, sipas rasteve, por amerikanët janë më të gatshëm për të telefonuar dhe për të kërkuar ndihmën tonë. Ata kanë shumë besim te ne, pasi edhe çdo rast mbetet kofidencial.
A kanë nevojë shqiptarët për një detektiv privat apo i zgjidhin vetë çështjet e zbulimit?
Feliks Haxhija: Shqiptarët nuk janë shumë të gatshëm për të kërkuar një detektiv, ndoshta nuk na është bërë ende pjesë e kulturës. Unë jam i gatshëm të ofroj ndihmën time ndaj çdo qytetari, por kjo do të varet edhe nga rasti.
A do të donit që profesionin e detektivit ta trashëgonit te fëmijët tuaj?
Feliks Haxhija: Jo! Unë kam 3 vajza, nuk do të doja t’ua trashëgoja këtë profesion, pasi është punë e lodhshme dhe e rrezikshme.
Sa të suksesshme janë detektivet femra në krahasim me meshkujt?
Feliks Haxhija: Unë mendoj se femrat nuk janë shumë të afta për ta realizuar këtë punë, pasi kjo ka të bëjë edhe me natyrën e brishtë të tyre. Gjithashtu, survejimi të merr shumë kohë gjatë ditës, dhe femrave do t’u duhet të qëndrojnë shumë kohë jashtë shtëpisë, duke lënë pas dore gjëra të tjera akoma më të rëndësishme, siç është përkujdesi ndaj fëmijëve.