Moldavia burgos ish presidentin për vjedhje të pasurisë publike
Ish presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, është prangosur në Kishinau nën dyshimin për tradhti të lartë. Dodoni u zgjodh president i vendit në 2016-tën dhe e mbajti këtë post deri në vitin 2020, kur humbi zgjedhjet përballë Maia Sandu, ish-punonjëse e Bankës Botërore, e cila kandidoi me premtimin për afrim me BE-në dhe luftës kundër korrupsionit. Në ato zgjedhje, Sandu që ishte kandidate e Partisë se Veprimit dhe të Solidaritetit u mbështet nga ish-kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, ndërsa Dodon pati përkrahjen e Vladimir Putinit. Arrestimi Dodonit ka shkaktuar shqetësim në Moskë, sic pohoi dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se shpresojnë që të drejtat e tij të respektohen”. Sipas agjensisë së lajmeve Interfax, pas rihapjes së hetimeve për marrje ryshfeti janë kryer kontrolle në shtëpinë e Dodonit dhe në zyrat e Bashkimit të Bizneseve Moldavo-Ruse, themeluar prej tij këtë vit. Dodoni akuzohet se ka marrë para nga oligarku dhe lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike Vladimir Plahotniuc, për të financuar partinë e tij. Akuzat bazohen në disa regjistrime në video. Moldavia është goditur nga disa kriza politike si dhe një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliardë dollarësh, shumë kjo e barabartë me pothuajse 15% të prodhimit ekonomik vjetor të vendit./Top Channel