Myftiu i vdekur me tri gra trondit Serbinë
Muhamer Zukorliç, figura më e madhe muslimane në Serbi, i cili ndërroi jetë krejt befasishëm muaj më parë, është sërish në qendër të vëmendjes së publikut. Jo për rivarrimin e tij, pasi dyshohet se është helmuar, por për jetën bashkëshortore. Mediat serbe shkruajnë se ai kishte dhe një grua të tretë.
Ka qenë Kurir që ka shkruar se i ndjeri kishte për bashkëshorte të tretë gazetaren e Novi Pazarit, Belkisa Crnovrshanin, 31 vjeçe, dhe se ajo “është paraqitur në Bashkësinë Islame të Serbisë duke paraqitur shkresa se ishin të martuar sipas Sheriatit dhe se për këtë arsye duhej të kishte pjesë në trashëgiminë e Zukorliçit”. Sipas Kuririt, martesa e tyre është bërë “fshehurazi” në Stamboll. Më tej, raportohet se “Belkisa është e pamartuar publikisht”, pra “që është ende vajzë për botën”, si dhe se “asnjëherë nuk është shfaqur bashkë me Zukorliçin”. Ndaj këtij zhvillimi ka reaguar gruaja e dytë e të ndjerit, Elma Elfiq Zukorliç, duke thënë se “Myftiu ishte një burrë i madh, një mysliman i mirë, një boshnjak krenar, një djalë i ndjeshëm, një bashkëpunëtor dhe partner biznesi i besueshëm, një bashkëshort i mrekullueshëm dhe një baba akoma më i mrekullueshëm…”. Ajo shtoi se gjatë jetës së tij, Zukorliç “demostroi me krenari në publik se ku ishte në jetën e tij”. “Sa i përket situatës së re, jam i bindur, nëse është e vërtetë, se Myftiu ka respektuar të gjitha parimet e Sheriatit dhe vendimet duhet të merren në përputhje me rrethanat. Më vjen keq që sot nuk po flasim për kontributin që ai ka dhënë në këtë rajon në dekadat e kaluara, por po flasim për të në një mënyrë për të cilën nuk kemi folur gjatë jetës së tij”, tha bëshkëshortja e dytë e të ndjerit. Në fund ajo përfundoi: “I dashur, shpresoj që të mos dëgjosh e të mos shohësh se çfarë po ndodh pas zhvendosjes suaj. Shijo kopshtet e xhenetit”. Belkisa Crnovrshanin sakaq tha se pretendimet e tabloidëve serbë se “ajo ishte në kërkim të pronës në Bashkësinë Islame të Serbisë janë të pavërteta”. “Të gjitha akuzat synojnë të njollosin reputacionin tim si qytetare nderi e Serbisë, si një muslimane e devotshme, si një grua krenare”, ka shkruar ajo.
Please follow and like us: