Cikël poetik nga Selaudin R. Guma
Malli për ty
Je aq e bukur sa një lule bliri
Bukuroshe, e ëmbla, e brishta
Të vështroj dhe më ndizet malli
Ikin prej meje çastet e trishta.
Ne jemi larg, po dhe shumë afër
Here caste të lumtura, herë mëri
Hyn e del si një zanë mali
Urrejtje jo, po shumë dashuri.
Dashuroj si gjithë bota
Zemrën ma ndeze zjarr
Nuk jam unë vullkani Etna
Të të mbuloj ty me zjarr
Dhe të mos jem vetvetja.
Dashuroj si gjithë bota
S’ka rëndësi vendi, mosha
Kam të pastër zemrën time
Dridhen damarë e aorta.
Nuk bëj duel si Pushkini
As përbetime të kota
Shpesh një fjalë dashurie
Ka fuqi më shumë se topa.
Nëse ti ke ndarë mendjen
Nuk sheh ëndrra në mesnatë
S’të vë faj, nuk të mallkoj
Ikim dhe shihemi prapë.
Jargavani
Unë të pashë mbrëmë në ëndërr
Sipër mbi kreshtën e malit
Kishe hipur mbi një pishë
Si një ëngjëll që tremb djallin.
Jargavanët mbi fytyrë
Mbaje një kurorë, burbuqe
Stolisur me gurë rubini
Vezullonte dritë e kuqe.
Brofa nga gjumi i ëmbël
Buzëqesha me mallëngjim
Si të isha një fëmijë
Që gëzon për një vegim.
Doja të tregoja ëndrrën
Por më shfaqej me mungesa
Ajo që shihet në gjumë
Shpesh nuk është si e vërteta.
Prita gjatë një telefon
Prita mesazh a një thirrje
Dhe kur ato nuk më vinin
Trazonin gjithë qënien time.
S’jam fallxhor dhe astrolog
Besoj në gjëra të shenjta
Një dashuri e pakryer
Rri më shumë nëpër ëndrra.
Humori
Kush pa keq nga humori
Që jetën e zbukuron
Ata pak që e urrejnë
Është kot që po rrojnë.
Zoti që bëri gjithësinë
Projektoi birin e vet
E bëri të qeshë, të falë
Ta mbulojë të gjithë me gaz.
Ikën jeta porsi uji
Aq me vrap sa se mendon
Me hare dhe me gëzime
Njeriun e zbukuron.
Lulet çelin vit pas viti
Si një ritual i lashtë
Tjetër hije ka dru lisi
Ulliri tjetër zakon.
Edhe pemët bëjnë humor
Në dimër a kur fryn erë
Kapërthehen brenda tyre
Ngazëllojnë shend e verë.
Babait tim
Lapidar meriton ti babai im, lapidar
Të ndërtoj me mermer ngjyrë ar
Po më fal, nuk mundem, tani jam plak
Me vargje do të ta thur, pak nga pak.
Do t’i mbedh gërmat si dallandyshja folenë
Kur nga mërgimi i largët rikthehet në atdhe
Ashtu dhe unë do zgjedh vargjet më të bukura
Si kujtim për nipërt dhe të tjerë.
Ti bërë natën ditë, punoje pa mbarim
Rrite fëmijë me nder, të lidhur bashkë tok
Shtëpinë disa kate sikur të ishe mbret
Pa u ankuar kurrë me miq e shokë.
Nënës sime
Me sedër të rrallë ishte ti, nëna ime
Me duar me kallo dhe kërcinj gërvishur
Dhe rrudhat te balli, nga dielli stolisur
E papërtuar kudo dhe punëbitisur.
Dhe kecat gëzonin kur në kullota dilnin
Të njihnin nga zëri me aromë nëne
Ti rendje ngado, mëngjes e mbrëmje
E palodhur, e bukur, ngjyrë hëne.
Unë derdh lotë kur hedh këto vargje
Të thjeshta, të ndjera, lapidare
Nëna, kryeshenjtore, e mira nënë
Përmendore mes të vdekurve e të gjallëve.