Pelegerinët e turpit, një me manastirin e Deçanit- nuk njohin gjenocidin serb… / Vazhdojnë të jenë proBallkanit të hapur rus
Hiqet dorë nga një pjesë e detit, i lihet në dorë Greqisë dhe drejtësisë ndërkombëtare!
Hidhet pas çështja çame, edhe pse do të duhej të hapej çështja shqiptare (arvanite) në Greqi. Sa herë Greqia të kërkonte det, Shqipëria duhet të kërkojë toka, njerëz, pasuri në Greqi, dhe të drejta, barazi, ashtu siç kishin bërë marrëveshje shqiptarët dhe grekët në fillim të revolucionit.
Por, qeveria e Shqipërisë dhe asnjë institucion se kanë në mend këtë. Përkundrazi, këtyre ditëve, haptazi u vendosën me shumicë flamuj grek.
Pra, në shenjë ‘respekti’ për Greqinë, në fakt nënshtrimi, vendosen flamuj grek pa asnjë shqiptar, në Tiranë, në Korçë dhe gjetkë.
Në Durrës u hoq busti i Dom Nikollë Kaçorrit!
“Apel për të gjithë shqiptarët atdhetarë, gazetarët dhe qeverinë: Përse u hoq busti i Dom Nikollë Kaçorrit në Durrësin ku jetoi dhe veproi për shumë vite?
Çfarë po ndodhë vërtetë në Shqipëri!?
Edi Rama, po i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve identitetin e drogagjinjve, ndërsa po mundohet të shlyejë çdo gjurmë shqiptare nga antikiteti e deri më sot.
Askush nuk ka guxuar ta bëjë atë, që po e bën ky. Kështu pak kohë më parë në Kukës, në shenjë të respektit dhe kujtimit të gjenocidit serb ndaj lumjanëve, qe vendosur një pllakë, e cila e reduktonte edhe ashtu gjenocidin në masakër, dhe viktimat i quante thjesht martirë.
Por, më e keqja, ajo pllakë nuk ekziston më! Pavarësisht protestimeve të intelektualëve dhe të veprimtarëve, askush nuk po kujdeset për rivendosjen e saj.
Pra, në vend të padive në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për gjenocidin grek dhe serb ndaj shqiptarëve, përkatësisht ndaj këtyre dy shteteve, po ndodhë e kundërta, po afirmohen programet dhe projektet antishqiptare, serbe dhe greke!
Për ta shtuar mënxyrën ndaj Kosovës ndërsa shqiptarët po përpiqen se si të mos e zbatojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i jep qiandar hektarë tokë në pronësi manastirit, që nuk i kishte fare, dhe që për nga trashëgimia është shqiptarë-ortodoks dhe katolik, atje shkojnë të çmallen e lumturohen dhjetëra pelegrinë nga Shqipëria, nga Berati dhe Vlora.
Shqetësimin për këtë vizitë, e cila është bërë thuajse e përvitshme, e kanë shprehur disa opinionistë, e njëri prej tyre, më i dalluari, intelektuali prof.Dr.Enver Bytyçi.
“Deri sot Kosova vuante vetëm mesazhet serbe të pelegrinëve nga Serbia!
Nga sot do të marrë mesazhe serbe edhe nga disa shqiptarë! Në Manastirin e Deçanit ishin sot pelegrinë e priftërinj nga Vlora e Berati!”, shkruan profesori Enver Bytyçi.
“Rusia ka nevojë për poshtërimin e duhur. Ajo ka nevojë për një njohje të përulur të statusit të saj të zvogëluar, një pranim të fajit dhe një përpjekje të ngadaltë e të mundimshme për të rindërtuar besimin e atyre që i ka bërë keq. Rusia nuk e mësoi këtë mësim në vitet 1990. Duhet ta mësojë tani”, ka shkruar ndër të tjera profesori rus Sergey Radchenko në një shkrim në the Spectator.
Pra, pa ndodhur shtypja përfundimtare ndaj kulturës ruse, nuk mund të ndodhë zhvillimi i vërtetë perëndimor, dhe nuk mund të jetë as i sigurtë as qytetërimi njerëzor.
Nuk është në pyetje, thjesht cila kulturë do ta dominojë botën, por se si të mbijetojnë vlerat që i ka krijuar Perëndimi. Kjo kulturë dhe ky civilizim nuk duhet lejuar të cenohet dhe të mbetet i pasigurtë nga kulturat binare, që kultivojnë rrezikshmëri të lartë deri në zhdukje për vet civilizimin dhe për veten e tyre.
Të goditet edhe Serbia – me poshtërim
Edhe në zemër të Europës, shqiptarët po përballën me fqinjët e tyre serb – Serbinë, e cila njësoj si Rusia, ka krijuar të njëjtën traditë kulturore, binare, dhe vazhdon ta refuzojë atë Perëndimore – trenare.
Ky minisistem në Ballkan është kultivuar që nga krijimi i principatës serbe, e deri tek Serbia moderne -aktuale. Pra, ajo vuan në plotëni nga sistemi binar, dhe si e tillë, ajo nuk mund të ndryshojë, përveç nëse goditet rrufeshëm dhe fuqishëm, sikurse ka nisur t’i ndodhë aktualisht Rusisë.
Pra, që të dyja, Rusia dhe Serbia, e kanë të njëjtën sëmundje, binaritetin, evidencën e qartë të kompnentës së tretë të sistemit, që do ta bënte perëndimor apo trenar.
Prandaj, edhe besimi i disa diplomatëve perëndimor është naiv, në shpresën e tyre për ndryshimin e ngadaltë të Serbisë, pa një goditje, të kontrolluar perëndimore.
Edhe më tragjike është ndihma dhe përkrahja, që Serbia po e merrë nga Shqipëria.
Vetë Serbia e bëri të qartë, jo vetëm para shqiptarëve, por para tërë botës, se ajo jo vetëm se është larg vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, porse ajo po e vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, duke bërë marrëveshje të re, Putin-Vuçiq për furnizimin me gas dhe çështje të tjera.