Mihal Gjergji: MAGJISTRICA
Si mund të dalë një vrasës nga lëngata?
E pyes magjistricën zemërmirë
-Atë që s’e vret fjala e gris shpata…
Të mbytet pra, në gjakun që ka pirë!
Pse ndodh që brenda mbretit futet djalli
Floriri a kurora e verbon?
-Më thotë një xhind: katilin e pret varri
Po syri juaj vdekjen s’e shikon!
Maj 2020.
Please follow and like us: