Albspirit

Media/News/Publishing

UNICEF Albania: Për vaksinimin informohu nga mjekë dhe jo nga njerëz të shkarë

Keqinformimi ndaj COVID-19 vazhdon të dëmtojë besimin dhe përpjekjet e vaksinimit që synojnë t’i japin fund pandemisë.

Megjithatë, sfida dhe hezitimi ndaj vaksinave është më shumë një problem i komunitetit dhe fjalëve të pavërteta që qarkullojnë dhe ka pak të bëjë me vetë vaksinat. Në këtë këndvështrim krizat epidemiologjike dhe sociale të shkaktuara të Covid-19 kanë zmadhuar ankthin e përhapur social dhe çështjet e besimit që, në rrethanat unike të kësaj pandemie globale, kanë përkeqësuar skepticizmin ndaj vaksinave. Besimi është çelësi për tejkalimin e hezitimit të vaksinave, veçanërisht në një kontekst të pasigurisë sociale të përhapur të shkaktuar nga pandemia, ku ndjenjat dhe mendimet mund të jenë të paqëndrueshme. Duke u nisur nga fjalët dhe komentet që qarkullojnë në rrjetet sociale, me mbështetjen e USAID dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, UNICEF ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi mbi sigurinë dhe parandalimin e Covid-19, shmangien e keqinformimit dhe forcimin e besimiti ndaj vaksinave në vendin tonë.

Kanë kaluar tashmë 2 vjet që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se, krahas pandemisë COVID-19, bota po luftonte gjithashtu një ‘infodemi’ – një “lumë të tepërt informacioni, si në internet ashtu edhe në grupe të ndryshme shoqërore, në shkollë, në punë e kudo.”

Edhe në vendin tonë që në momentet e para dhe deri më sot kanë qarkulluar shumë fjalë dhe teori konspirative në lidhje me vaksinën dhe efektet anësore që ajo shkakton.
Vaksinat janë një nga risitë më të mëdha shkencore të të gjitha kohërave. Në shekullin e kaluar, ata na kanë sjellë më afër përfundimit të poliomielitit dhe na kanë ndihmuar të zhdukim linë. Falë vaksinave, sot miliarda njerëz bëjnë jetë të shëndetshme të mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme me vaksina si fruthi dhe kolla e mirë.

Si çdo gjë e re është e rëndësishme që ta njohim dhe të bazohemi vetëm tek ekspertët dhe burimet zyrtare të informacionit në mënyrë që të shmangim fjalët e pavërteta që qarkullojnë.Vaksina na afron më shumë me jetën normale dhe të gjitha aktivitetet që ne na pëlqejnë, na jep mundësinë të mbrojmë jo vetëm veten por edhe të gjithë ata që nuk mund të vaksinohen.

Falë vaksinimit mund të shkojmë të sigurtë në shkollë e në punë, mund të mbrojmë gjyshërit dhe mund t’i rikthehemi jetës normale.

Mos e bazoni jetën tuaj në fjalë!
Zgjidh jetën, zgjidh vaksinimin!

Informohu vetëm nga burimet zyrtare mbi masat dhe vaksinimin ndaj Covid-19!

https://www.unicef.org/albania/
https://shendetesia.gov.al/
https://www.ishp.gov.al/
https://www.euro.who.int/en/countries/albania

Please follow and like us: