Bursa për gazetarë Jiri Dienstbier 2023
Radio Evropa e Lirë tani pranon aplikacionet për vitin 2023, për bursën për gazetarë “Jiri Dienstbier Journalism Fellowship”.
Programi zgjat shtatë muaj.
Të përzgjedhurit do të kalojnë gjashtë muaj në selinë e REL-it në Pragë, ku praktikojnë trajnimin dhe punojnë me profesionistët e kompanisë. Në muajin e fundit të praktikës, të përzgjedhurit kthehen nëpër byro.
Ky program është nismë e përbashkët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke dhe Radios Evropa e Lirë, duke u motivuar nga kontributet e Jiří Dienstbier në gazetari, politikë të jashtme si dhe në fushën e të drejtave të njeriut.
Qëllimi i dhënies së kësaj burse është t’iu ndihmojë gazetarëve nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ta ushtrojnë profesionin e tyre, në përkrahje të pluralizmit.
Për më shumë, klikoni këtu:
Jiri Dienstbier Journalism Fellowship, 2023